Një lajm i mirë për Kosovën është dhënë nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili ka njoftuar se Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për kompanitë franceze, shkruan Gazeta Metro.
Ambasadori Guerot këtë deklarim e bëri gjatë Ditës Franceze të Biznesit, duke theksuar se organizimi i kësaj ngjarjeje ishte një zgjedhje e duhur dhe një garanci suksesi për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
“Dy gjëra i vërejmë shumë qartë: së pari, kjo ide, pavarësisht rreziqeve të veta, ishte zgjedhja e duhur; së dyti, mund të themi se Kosova i tërheq kompanitë franceze,” tha Guerot.
Ai nuk la pa falënderuar kompanitë franceze, veçanërisht ato që po e zbulojnë Kosovën për herë të parë, duke vlerësuar guximin e tyre për të investuar në një treg të ri./gazetametro.net