Terroristët Houthi përgatiten të sulmojnë anijet amerikane nëse SHBA’ja godet Iranin
Terroristët Houthi përgatiten të sulmojnë anijet amerikane nëse SHBA’ja godet Iranin 05.02.2026 | 03:12
Ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë më të larta se kurrë, edhe pse ende ka mundësi për bisedime në Oman rreth çështjes së programit bërthamor, terroristët Houthi në Jemen po bëhen gati për luftë, përcjell Gazeta Metro.
 
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Izrael, shteti hebre po punon nën supozimin se terroristët Houthi do të nisin raketa ndaj Izraelit dhe anijeve amerikane në rast të luftës.
 
Agjencia KAN po ashtu raportois se përmes grupeve anti-Houthi në Jemen, është marrë vesh se terroristët mund të rikthejnë edhe një herë valën e sulmeve ndaj anijeve që kalojnë kah Ngushtica Bab el-Mandeb.
 
Burimet gjithashtu treguan se terroristët Houthi i kanë kthyer resurset drejt raketave dhe dronëve, në mënyrë që të jenë të aftë t’i godasin caqet në Izrael dhe në det.
 
Deri më tani ende nuk ka një urdhër final nga Administrata Trump për ta goditur regjimin islamist në Iran, i cili këtë vit është tundur ndjeshëm nga protestat popullore nëpër shumicën e qyteteve të mëdha./gazetametro.net 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.