Hoti: Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur
Hoti: Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur 12.09.2025 | 14:32
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të politizojë dhe kriminalizojë çështjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.
 
Sipas tij, pala serbe jo vetëm që ka refuzuar dy herë pjesëmarrjen në takimet e Komisionit të Përbashkët (Joint Commission), por tani po kërkon edhe ndryshimin e Termave të Referencës (ToR), të cilat janë miratuar zyrtarisht në dhjetor 2024.
 
“Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur.
 
Tanimë, edhe zyrtarisht, Serbia shmang zbatimin e Joint Commission duke kërkuar ndryshimin e ToR.
 
Në dhjetor 2024, siç dihet botërisht, janë miratuar zyrtarisht Termat e Referencës (ToR) të Komisionit të Përbashkët (Joint Commission) për çështjen e personave të zhdukur.
 
Pas dështimit të parë më 15 janar 2025, tani më 11 shtator 2025, në takimin e thirrur nga z. Sorensen, pala serbe refuzoi përsëri pjesëmarrjen.
 
Por tani me një arsyetim tjetër: nuk e pranojnë marrëveshjen që vetë e kanë pranuar në dhjetor 2024, duke kërkuar ndryshimin e ToR. Tendenca të tilla për moszbatim të marrëveshjes dhe shmangie të qëllimshme nga çdo nismë për qasje në arkiva nuk kanë emër tjetër: krimi po shumëfishohet nga Serbia.
 
Komisioni i Përbashkët ka paraparë monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në Bruksel dhe, si mekanizëm, është përgjegjës për të monitoruar edhe hapjen e arkivave dhe zbatimin e zotimeve për qasje në territorin serb, në lokacionet e dyshuara për varreza masive.
 
Refuzimi për të marrë pjesë në këtë mekanizëm është mohim i së drejtës së viktimave dhe pengesë e drejtpërdrejtë për gjetjen, identifikimin dhe kthimin e të zhdukurve.
 
I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe miqve tanë ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të na mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve që janë miratuar në sytë e tyre dhe me miratimin e tyre”, ka shkruar Hoti./Indeksonline/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.