IKD vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal
IKD vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal 01.10.2026 | 03:18
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po vazhdon edhe sot në Prishtinë aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
 
Ekipi i IKD-së është i vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të qëndrojë deri në orën 18:00, për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve.Sipas IKD-së, nisma ka marrë mbështetje nga një numër i madh i qytetarëve.
 
Ditë më parë, asaj iu bashkuan edhe Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, deputeti Elmi Reçica, ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Dakaj, ish-deputeti Nuredin Ibishi, si dhe figura të tjera publike.
 
Aktivitetet për mbledhjen e nënshkrimeve janë zhvilluar edhe në komuna të tjera të Kosovës. Më 28 dhe 29 korrik, IKD ishte në Gjakovë, ku nismën, përveç qytetarëve të shumtë, e nënshkroi edhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.
 
Më 30 dhe 31 korrik, aktiviteti vazhdoi në Prizren, ku nismën e mbështeti edhe Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.
 
Më 5 gusht, mbledhja e nënshkrimeve vazhdoi në Pejë, ku nismën e nënshkroi edhe Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri. Aktiviteti më pas vazhdoi më 6 gusht në Gjilan, më 11 gusht në Ferizaj dhe më 12 gusht në Mitrovicë.
 
Përmes kësaj nisme propozohet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale. Gjithashtu, propozohet ndalimi i përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.
 
Për procedimin e kësaj nisme në Kuvendin e Kosovës nevojiten së paku 10 mijë nënshkrime të qytetarëve.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.