Protesta masive në Francë, studentët, zjarrfikës dhe punonjësit në rrugë prej ditësh
Protesta masive në Francë, studentët, zjarrfikës dhe punonjësit në rrugë prej ditësh 01.10.2026 | 03:34
Tensionet kanë përfshirë prej ditësh Francën, ku protestat e studentëve dhe greva e punonjësve publikë kanë sjellë përplasje me policinë dhe qindra të ndaluar.
 
Protestat nisën në gjysmën e dytë të shtatorit me studentët e shkollave të mesme në Paris, të cilët u organizuan kundër mbipopullimit të klasave, ngarkesës së lartë të punës, cilësisë së dobët të materialeve shkollore dhe mungesës së personelit.
 
Situata u përshkallëzua të martën, më 29 shtator, kur sindikatat thirrën në grevë të përgjithshme punonjësit e sektorit publik.
 
Greva u zhvillua në shenjë proteste ndaj humbjes së fuqisë blerëse, vetëm dy ditë para prezantimit nga qeveria të planit financiar për vitin 2027.
 
Në të gjithë Francën u zhvilluan më shumë se 170 protesta, ku sindikatat kërkuan rritjen e pagave të punonjësve publikë dhe më shumë fonde për institucionet.
 
Në Paris, rreth 30 mijë persona, mes tyre 8 mijë zjarrfikës, marshuan në mënyrë paqësore. Sipas sindikatës CGT, numri i protestuesve në kryeqytet ishte rreth 70 mijë, ndërsa në të gjithë vendin rreth 300 mijë.
 
Protestat vijnë në një situatë të vështirë financiare për Francën. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, borxhi publik arriti në 3.595,5 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit 2026, ose rreth 119% të PBB-së. Gazeta Le Monde e cilësoi këtë si nivel rekord që nga viti 1946.
 
Tensionet më të mëdha janë shënuar gjatë protestave studentore, të cilat nisën në Paris dhe më pas u përhapën në të gjithë vendin. Rreth 400 institucione arsimore nga 3.700 në total u përfshinë në mobilizime. Studentët protestojnë kryesisht për gjendjen e institucioneve publike dhe mungesën e personelit, ndërsa në disa protesta janë bashkuar edhe mësues.
 
Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 40 institucione u bllokuan, ndërsa në 44 të tjera pati tentativa për bllokim. Dhjetë persona, mes tyre studentë dhe pjesëtarë të stafit shkollor, mbetën të plagosur.
 
Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, bëri të ditur se 440 persona janë ndaluar, shumica e tyre të mitur. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës.
 
Ndërkohë, gjatë incidenteve përpara gjimnazeve në Paris dhe në zonat periferike, 26 persona u ndaluan për dhunë dhe dëmtime. Në Saint-Denis, në veri të kryeqytetit, dy persona u ndaluan për mbajtje armësh. /Panorama
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.