Komandanti amerikan premton vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Kosovën
Komandanti amerikan premton vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Kosovën 02.06.2025 | 04:34
Komandanti i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, gjeneralmajor Michael E. Wegscheider ka thënë se partneriteti i SHBA-së me Kosovën në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë në shumë aspekte.
 
Kështu ai është shprehur pas takimit me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku i pranishëm ishte edhe Stephen Osborn adjutant i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral brigade.
 
“Gjenerali Wegscheider theksoi se partneriteti me SHBA-në do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe do të vazhdojë në shumë aspekte në fushën e mbrojtjes”, ka cituar Maqedonci gjeneralin amerikan.
 
Maqedonci në këtë takim ka thënë se përveç ushtrimit  “Defender Europe 25”, është diskutuar edhe për hapat që kanë marrë si ministri në implementimin e plantit të përgjithshëm të transicionit të FSK-së.
 
“Gjatë takimit, krahas mirënjohjes që shpreha për faktin që kanë përzgjedhur pikërisht Kosovën për vendosjen e komandës së këtij divizioni, gjithashtu diskutuam dhe për pjesëmarrjen aktive të FSK-së në këtë ushtrim, e që është ushtrimi më i madh ushtarak në kontinentin e Evropës, pastaj diskutuam po ashtu rreth hapave të ndërmarr nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në implementimin e planit të përgjithshëm të transicionit, ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike me qëllim primar forcimin e ushtrisë sonë dhe sigurisë në vend”, ka thënë ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.