Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, pretendon se në prapaskena private ka tension brenda deputetëve të Vetëvendosjes për mënyrën se si partia e tyre ka bllokuar shtetin.
Por, thotë Ramadani, po u mungon guximi ta shpërfaqin pakënaqësinë publikisht.
Po ashtu, ai pyeti nëse ka guxim dikush nga VV të dalë publikisht kundër qasjes që po përdor Albin Kurti.
Postimi i plotë:
A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Është e pakuptueshme se si asnjë deputet a deputete nga VV nuk merr guximin qytetar e kombëtar të denoncojë këtë logjikë diktati anti-demokratik, që po e cenon edhe sigurinë kombëtare!
Një numër prej tyre në nivele private shfaqin revoltë të madhe personale ndaj mënyrës se si VV e ka bllokuar shtetin!
Pse nuk marrin guxim politik, qytetar e kombëtar ta nxjerrin këtë para popullit?
Do të ishte patriotike bërja publike e kësaj pakënaqësie para popullit!
Mos u frikësoni ta thoni të vërtetën!
P.S
Nuk është spin, revolta është reale. Shpresoj se sa më parë e nxjerrin vet në publik të tillët brenda VV-së.