Në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, liderët politikë, ish-ambasadori William Wolker dhe shumë qytetarë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Pas nderimeve, ata kanë kërkuar drejtësi për viktimat e kësaj masakre.
Ata kanë bërë me dije se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se për këtë krim dhe shumë të tjera, Serbia ende nuk është ndëshkuar.
“Në këtë 27-vjetor të Masakrës së Reçakut, edhe një herë kujtojmë viktimat e kësaj masakre të llahtarshme, e cila sërish dëshmoi qëllimin shfarosës që regjimi gjenocidal i atëhershëm i Serbisë kishte ndaj popullit të Kosovës. Reçaku dhe plagët e Reçakut ende flasin, sepse dhimbja është po aq e freskët sa ishte para 27 vitesh. Dhimbja është e freskët për familjet, por është e freskët për gjithë popullin e Kosovës, sepse ende nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer këtu, por edhe në pjesë të tjera të Republikës së Kosovës. Edhe pas 27 vitesh, Serbia vazhdon me po të njëjtat politika dhe po të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit, siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut, është krim i dyfishtë”, ka thënë Osmani.
Kurse, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka treguar për ndikimin që kjo masakër ka pasur.
“Para 27 vitesh, këtu nga Reçaku nëpërmjet ambasadorit Ëalker jehoi e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të Serbisë si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut, u ndërgjegjës{{uan, mobilizuan edhe opinion publik edhe kancelaritë ndërkombëtare. Lavdi 45 martirvëe të Reçakut dhe 11 dëshmorëve të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, ka thënë Kurti.
Hamazhe kanë bërë edhe liderët opozitarë.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se falë sakrificës së tyre Kosova sot e gëzon lirinë.
“Jemi këtu për të shprehë nderimin dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë. Është një prej ngjarjeve që ka kontribu në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falënderojmë ambasadorin Ëalker për kontributin e tij. Falë sakrificës së tyre dhe ngjarjeve të tjera gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë e Kosovës. Respekt dhe lavdi të rënëve”, ka thënë ai.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas homazheve në Kompleksin Memorial të Reçakut.
“Sot shënojmë dhe nderojmë viktimat e Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më tragjike të historisë së Evropës. U dokumentua si krim njerëzor në atë kohë edhe nga ambasadori Ëalker. Në këtë ditë, kujtojmë dhe shënojmë jo vetëm këto viktima por edhe sakrificën e popullit tonë për të jetuar të lirë e me dinjitet në shtetin tonë. Reçaku nuk harrohet, drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”, ka thënë ai.
Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se drejtësia sot po i gjykon ish-krerët e UÇK-së dhe jo ata që e kanë kryer këtë krim.
“E vërtetë është që nuk është vendosur drejtësia për masakrat në Kosovë, jo veç për Reçakun, por edhe për Mejën dhe tjera. Dhe po ashtu është e vërtetë që po ashtu vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet anë e mbanë Kosovë. E dini që në gjithë Kosovën janë bërë masakra dhe është një akuzë që kërkon drejtësi”, ka thënë Haradinaj.