Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit 30.09.2026 | 02:59
Rrjedhja e afatit për zgjedhjen e Presidentit për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës nisi më 8 gusht dhe do të përfundojë më 6 tetor. Kështu konstatoi Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit që doli si përgjigje ndaj kërkesës së PDK’së për vlerësim të kushtetutshmërisë së formimit të Kuvendit dhe Qeverisë.
 
Krahas afatit, Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e plotë që e publikoi dje, pati një thirrje për deputetët që të zgjedhin një President që përfaqëson unitetin e popullit ashtu siç e kërkon Kushtetua.
 
“Gjykata vlerëson se Kushtetuta u ka dhënë deputetëve gjithë hapësirën e nevojshme që në kuadër të garancive të mandatit jodetyrues dhe kërkesave për të ushtruar mandatin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, të gjejnë mënyrën për t’i dhënë shtetit Presidentin e ri, ndërsa popullit përfaqësuesin dhe simbolin e unitetit”, tha Gjykata në aktgjykim.
 
Për këtë, Gjykata referoi të shikohen procedurat e përcaktuara me Kushtetutë dhe të sqaruara më tej në praktikën gjyqësore (rastet e Gjykatës: KO29/11, parashtrues Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë, Aktgjykim, i 28 marsit 2011; dhe KO47/16, parashtrues Aida Dërguti, Bali Muharremaj, Enver Hoti dhe 25 deputetë të tjerë, Aktvendim për papranueshmëri, i 21marsit 2016).
 
Kushtetuesja tha se si rrjedhojë e konstatimit të gjykatës që afati për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht 2026 dhe se kalimi i këtij afati detyrues ka për pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve tjera kushtetuese, Gjykata konstaton që afati për zgjedhjen e Presidentit, në rrethanat e rastit konkret ka filluar të rrjedhë më 8 gusht 2026./Express/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.