Britania nuk përjashton rikthimin në BE, Kryeministri Burham: Qeveria mund ta shqyrtojë si opsion
Britania nuk përjashton rikthimin në BE, Kryeministri Burham: Qeveria mund ta shqyrtojë si opsion 30.09.2026 | 03:05
Kryeministri britanik Andy Burnham ka lënë të hapur mundësinë që Britania e Madhe të shqyrtojë rikthimin në Bashkimin Evropian, si pjesë e një rishikimi afatgjatë të marrëdhënieve me bllokun. Në një intervistë për BBC, Burnham tha se marrëveshja aktuale e Brexit-it ka shkaktuar më shumë dëm se sa ka sjellë të mira, duke shtuar se qeveria do të përpiqet të gjejnë konsensus në vend mbi një opsion për të sqaruar marrëdhënien afatgjatë të vendit “Duhet të shqyrtojmë çfarë është e realizueshme.”- tha ai.
 
I pyetur nëse synon që Britania të rikthehet në BE, Burnham u përgjigj se të gjitha opsionet janë në tryezë dhe dëshiron t’i shqyrtojë. “Mund të qëndrojmë siç jemi. Ky është padyshim një opsion, nëse njerëzit mendojnë se kjo është gjëja e duhur. Mund të shohim se çfarë ka thënë ish-kancelari Osborne për një bashkim doganor, mund të shqyrtojmë çfarë thanë Demokratët Liberalë në konferencën e tyre për t’u rikthyer në tregun e vetëm ose mund të shkojmë deri në fund.”- theksoi ai duke nënkuptuar rikthimin e plotë në Bashkimin Evropian.
 
Sipas Burnam duhen vlerësuar të mirat dhe të këqijat e secilit opsion. “Ne duhet të jemi të qartë se ku duam të shkojë Britania në dekadën e ardhshme”- nënvizoi kryeministri. Deklaratat e tij shënojnë një ndryshim të dukshëm nga qëndrimi i Laburistëve gjatë zgjedhjeve të vitit 2024, kur kjo parti premtoi ta bënte Brexit-in të funksiononte dhe përjashtoi rikthimin e Britanisë në unionin doganor apo tregun e vetëm evropian. Më herët, kryeministri tha në konferencën e Partisë Laburiste se do të paraqiste opsione të ndryshme më vonë këtë vit gjatë një takim me udhëheqësit e BE-së, samit që ishte planifikuar në korrik, por u shty pas dorëheqjes së Keir Starmer. Sakaq konservatorët kritikuan ashpër qasjen e tij, duke akuzuar Partinë Laburiste se po përpiqet të rihapë plagët e vjetra lidhur me Brexit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.