Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, argumenton se përkundër ndihmës së madhe që shtetet perëndimore i kanë dhënë popullit shqiptar, në Kosovë po zë fill fryma anti-perëndimore, shkruan Gazeta Metro.
Latifi ndau disa fotografi nga kampet e refugjatëve në Bllacë gjatë luftës së fundit, duke theksuar se si ishin përzënë shqiptarët prejt shtëpive të tyre, ku u kthyen pas ndihmës nga SHBA-ja dhe NATO.
Por, sipas profesorit universitar, Serbia tashmë ka arritur suksese të mëdha brenda Kosovës duke arritur të krijojë rrëfime antagoniste me Perëndimin.
”Sot, Serbia, përmes talibanëve shqipfolës, ia ka dalë ta krijojë në Kosovë një narrarivë të fuqishme kundër krejt shteteve perëndimore që bënë të mundur kthimin e këtyre njerëzve në shtëpi dhe të kenë edhe shtetin e tyre”, tha profesori Latifi./gazetametro.net