Nigeri: mbi 50 persona të rrëmbyer në shtetin Kaduna
Nigeri: mbi 50 persona të rrëmbyer në shtetin Kaduna 09.02.2026 | 15:10
Nuk ndalet vala e dhunës dhe e rrëmbimeve në pjesën veriore të vendit të Afrikës Perëndimore. Kryedioqeza katolike e Kafanchan-it konfirmoi rrëmbimin e një meshtari dhe vrasjen e tre personave.
 
Dhuna dhe rrëmbimet vazhdojnë pa u ndalur në veri të Nigerisë. Në tre ditët e fundit, të paktën 51 persona janë rrëmbyer dhe 6 janë vrarë gjatë sulmeve ndaj katër fshatrave në shtetin Kaduna, në pjesën jugore me shumicë të krishterë. Zona ishte goditur edhe në janar, kur mbi 180 persona u rrëmbyen dhe u liruan vetëm ditët e fundit.
 
Në zonën e qeverisjes lokale Kajuru, persona të armatosur rrëmbyen 11 njerëz, përfshirë një meshtar katolik, dhe vranë tre të tjerë. Arkidioqeza katolike e Kafanchan konfirmoi rrëmbimin e atë Nathaniel Asuwaye, famullitar i Kishës së Trinisë Shenjte në Karku. Sulmi ndodhi natën dhe u përshkrua si një akt terrorist.
 
Në një tjetër sulm aty pranë, u vranë tre persona dhe u rrëmbyen 38 të tjerë, mes tyre edhe një imam dhe katër anëtarë të bashkësisë së tij. Sulme dhe rrëmbime janë raportuar edhe në zona të tjera, ndërsa shtëpi janë djegur dhe shkatërruar. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këto akte.
 
Këto ngjarje janë pjesë e një vale më të gjerë dhune që ka përfshirë edhe shtetet Katsina, Kwara dhe Benue, me dhjetëra viktima. Veçanërisht i rëndë ishte sulmi në fshatin Woro, në shtetin Kwara, ku u vranë 175 persona – sulmi më vdekjeprurës i këtij viti sipas Kryqit të Kuq nigerian.
 
Pas këtyre ngjarjeve, presidenti i Nigerisë, Bola Tinubu, ka forcuar masat e sigurisë duke dërguar trupa ushtarake. Autoritetet ia atribuojnë sulmet grupeve terroriste, përfshirë Boko Haram, duke theksuar se dhuna synon komunitetet që refuzojnë ideologjinë xhihadiste./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.