Mbledhja e LDK’së, Zemaj: Kemi stagnim, duhet të gjendet rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit
Mbledhja e LDK’së, Zemaj: Kemi stagnim, duhet të gjendet rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit 13.08.2026 | 03:23
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se grupi parlamentar i kësaj partie do të mblidhet sot për të shqyrtuar situatën aktuale politike dhe për të diskutuar veprimet e ardhshme, transmeton Gazeta Metro.
 
Zemaj tha se në takim pritet të analizohen zhvillimet e ditëve të fundit, si dhe komunikimi me kryetarin e LDK-së, me qëllim përcaktimin e qëndrimeve dhe hapave që do të ndërmerren më tej.
 
“Po, ne njëherë kemi mbledhje t’shohim edhe të gjithë deputetët sot janë, ta shohim edhe komunikimin që ka edhe kryetari i LDK-së. Sot pas takimit sigurisht merrem vesh për të gjitha çka ka ndodhë këto dy-tri ditë edhe të shohim si do të ecim tutje. Ajo çka dihet është që kemi një ngërç kushtetues, kemi një bllokadë te Kuvendi i Republikës së Kosovës sepse nga lëvizjet vendimmarrëse, ose më mirë të thejmi nga kryesuesi i tashmw e seancës dhe kjo është duke dëmtuar edhe demokracinë, por është edhe një farë stagnimi, ndoshta që do të kishte lëvizje pozitive për konstituimin e Kuvendit edhe krijimin e institucioneve të reja”, tha ai.
 
Duke folur për kallëzimin penal të bërë ndaj personave që, sipas tij, janë duke ushtruar njëkohësisht dy funksione, Zemaj tha se procedura mbetet në fuqi dhe se deri më tani nuk kanë marrë përgjigje lidhur me hetimet. Ai iu referua edhe një vendimi të Gjykatës Supreme, për të cilin tha se përcakton ndalimin e ushtrimit paralel të funksioneve të deputetit dhe ministrit.
 
“Po ne e kemi një kallëzim penal dhe ju e dini, ai është aktiv. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje rreth atyre hetimeve ose çka ka pasë tutje. Kjo është e përsëritshme. Është edhe vendimi i Gjykatës Supreme që decidivisht e ndalon ushtrimin e dy detyrave – deputet dhe ministër. Ne nuk kemi përgjigje tjetër. Krejt çka duhet, prokuroria duhet me bë punën e vet edhe hetuesia me pa ku janë shkeljet ligjore, ku është keqpërdorimi i buxhetit edhe me marrë masa ndaj individëve që mbajnë këto dy pozita”, tha Zemaj.
 
Sipas deputetit të LDK-së, institucionet përgjegjëse të drejtësisë duhet të trajtojnë çështjen dhe të ndërmarrin veprimet përkatëse nëse konstatojnë shkelje ligjore apo keqpërdorim të mjeteve publike./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.