Nga Guardiani te Reuters-i dhe Al Jazeera, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së
Nga Guardiani te Reuters-i dhe Al Jazeera, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së 16.09.2026 | 02:49
Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka marrë vëmendje të gjerë në mediat ndërkombëtare.
 
Në qendër të raportimeve është dënimi me 25 vjet burgim i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa mediat kanë pasqyruar edhe vendimet ndaj tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
 
“The Guardian” e ka vendosur lajmin në krye të raportimeve të saj për zhvillimet në Europë, me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, dënohet me 25 vjet burgim nga gjykata ndërkombëtare në Hagë”.
 
Edhe Reuters-i e ka raportuar gjerësisht vendimin, duke e përshkruar si aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-anëtarëve të tjerë të UÇK-së në procesin për krime lufte. Agjencia ndërkombëtare raporton se Thaçi u dënua me 25 vjet burgim dhe se gjykata e gjeti fajtor për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm.
 
Euronews e ka titulluar raportimin: “Ish-presidenti i Kosovës Thaçi dënohet për krime lufte në gjykatën e Hagës”, duke e vendosur vendimin në kontekstin e luftës së Kosovës të viteve 1998-1999.
 
Ndërkohë, Deutsche Welle e ka pasqyruar lajmin me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës Thaçi dënohet për krime lufte”, duke e vendosur theksin te vendimi i gjykatës ndaj ish-presidentit kosovar.
 
Al Jazeera e ka raportuar vendimin me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dënohet me 25 vite për krime lufte”, duke e vënë në fokus dënimin e ish-presidentit.
 
Edhe Sky News i ka kushtuar vëmendje vendimit, me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës dënohet me 25 vite burg për krime lufte”.
 
Vendimi ndaj Thaçit është pjesë e një aktgjykimi që përfshin edhe Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
 
Sipas vendimit të shpallur sot, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Veseli me 18 vite, ndërsa Selimi me 13 vite, në një total prej 81 vitesh burgim.
 
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet nga palët.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.