Takimi me finlandezen, Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me OSBE-në
Takimi me finlandezen, Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me OSBE-në 16.09.2025 | 15:50
Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht Kryesuese të OSBE-së,  Elina Valtonen.
 
Gjatë takimit, e para e shtetit të Kosovës e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.
 
Në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së,Valtonen u informua nga presidentja Osmani mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e institucioneve ndaj paqes dhe stabilitetit si dhe zbatimin e rendit dhe ligjit.Në një njoftim për media, rreth takimit, zyra për media e presidentes thotë se Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.
 
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t`i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.