Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus
Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus 16.09.2025 | 15:46
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve evropiane të nisin krijimin e një “ombrelle mbrojtëse ajrore”, pasi Rusia bombardoi sërish qytetin ukrainas Zaporizhia, duke plagosur të paktën 13 persona, mes tyre dy fëmijë, transmeton Gazeta Metro. 
 
Në një postim në rrjetet sociale të martën  Zelensky tha se raketat ruse “goditën qëllimisht për të terrorizuar popullin tonë”, duke dëmtuar “shumë ndërtesa banimi”.
 
Ai shtoi se që nga fillimi i shtatorit, Moska ka lëshuar mbi 3,500 dronë dhe gati 190 raketa, si dhe mbi 2,500 bomba ajrore, kundër objektivave brenda Ukrainës dhe ka kryer “provokime ndaj partnerëve tanë”.
 
“Kjo është pikërisht ajo lloj terrori ajror kundër të cilit Ukraina kërkon mbrojtje të përbashkët – në mënyrë që askush të mos detyrohet të ngrejë me nxitim avionë luftarakë dhe të ndjejë presionin e Rusisë në kufijtë e tij”, shkroi Zelensky.
 
“Tani është koha të zbatojmë mbrojtjen e përbashkët të qiellit evropian me një sistem të shumëfishtë mbrojtjeje ajrore. Të gjitha teknologjitë për këtë ekzistojnë tashmë. Ajo që nevojitet janë investime dhe vendosmëri – veprime të forta dhe vendime nga të gjithë partnerët tanë”.
 
Çështja e neutralizimit të dronëve rusë, të cilët janë shtuar ndjeshëm gjatë më shumë se tre viteve të luftës, ka marrë vëmendje të re pasi mbi një duzinë dronësh rusë depërtuan javën e kaluar në Poloni, ndërsa një tjetër shkelje e hapësirës ajrore të NATO-s u regjistrua në Rumani. /evropaelire.org
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.