Tri vjet nga Banjska, SHBA’ja dhe Britania i kërkojnë Serbisë që autorët të mbahen përgjegjës pa vonesa
Tri vjet nga Banjska, SHBA’ja dhe Britania i kërkojnë Serbisë që autorët të mbahen përgjegjës pa vonesa 24.09.2026 | 03:15
Kanë kaluar tri vjet prej sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Metro.
 
Në këtë përvjetor, ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e kanë kujtuar Bunjakun, por edhe kanë rikthyer në vëmendje çështjen e përgjegjësisë për atë që ndodhi më 24 shtator 2023.
 
Nga Ambasada amerikane kanë thënë se i bashkohen Kosovës në nderimin e Bunjakut, duke përsëritur njëkohësisht kërkesën që autorët e sulmit të përballen me drejtësinë.
 
“I bashkohemi Kosovës në nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Përsërisim thirrjen tonë që autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
 
Një mesazh të ngjashëm e ka përcjellë edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Në reagimin e saj, britanikët kanë veçuar mënyrën se si Policia e Kosovës reagoi pas sulmit, ndërsa kanë përmendur edhe punën e prokurorëve për vendosjen e drejtësisë.
 
“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij.
 
Nderojmë guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe në rivendosjen e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vënë drejtësinë në vend”, thuhet në reagimin britanik.
 
Por, përtej përkujtimit të Bunjakut, Ambasada britanike e ka bërë të qartë se për të ende mbetet e rëndësishme çështja e llogaridhënies. Në reagim përmendet edhe Milan Radoiçiç, ndërsa autoriteteve serbe u bëhet thirrje që të ndërmarrin hapa për përgjegjësit e sulmit.
 
“Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk janë përballur me drejtësinë. U bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në reagim.
 
Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës. Në përleshjen e armatosur u vra polici Afrim Bunjaku, i cili ishte në krye të detyrës./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.