Analisti dhe komentatori politik, Valon A. Syla, pas situatës së djeshme me ku qumështarët derdhën qumështin para Ministrisë së Bujqësisë në shenjë proteste për mbylljen e qumështores Vita ka reaguar sërish, duke konsideruar se Qeveria aktuale është anti-biznes dhe anti-zhvillim, përcjell Gazeta Metro.
Syla ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke thënë se politikat e saj po dëmtojnë fermerët dhe bizneset vendore.
“Më së shumti më vjen keq kur i shoh fermerët keq… dhe ajo Qeveri si kjo e Albin Kurtit që rroket dhe i dëmton ata, është edhe më e keqe e më e ligë se krejt. Qeveritë e tilla janë të predestinuara me dështu. Fermerët janë kurrizi i çdo ekonomie të shëndoshë, i ekonomive familjare dhe i tokës tonë”, ka shkruar Syla.
Ai ka thënë se fermerët janë ata që preken më së shumti nga konfliktet mes Qeverisë dhe bizneseve, duke shtuar se dëmi përhapet në të gjithë zinxhirin e prodhimit.
“Lufta e tyre nga fotelet e lëkurës, me biznese, për propagandë populiste kinse për luftë me ‘oligark’, aq dinë sa harrojnë që dëmi më i madh është për më të voglin, për fermerin, pastaj për të tjerët në zinxhirin e prodhimit, procesimit dhe tregut”, është shprehur ai.
Sipas Sylës, kjo situatë dërgon mesazhin se në Kosovë nuk është e sigurt të investohet apo të zhvillohet biznes.
“Mesazhi nga krejt kjo është që në Kosovë nuk e ki të sigurt të bëhet biznes, sepse Qeveria është anti-biznes, anti-para dhe anti-zhvillim”, ka deklaruar ai.
Syla ka kritikuar edhe ministrin, Armend Muja, duke iu referuar një vadeje uji në Lupq, të cilën ai e kishte promovuar si sukses.
Sipas Sylës, Qeveria po reklamon projekte të tilla si arritje, ndërsa po anashkalon miliona ton të humbura nga fermerët qumësht.
“Kjo eshte argonomia e Armend Mujës… qe i reklamon dërrasat e vadës si sukses, e jo humbjen e tonave qumësht ne dite.”, përfundoi Syla. /gazetametro.net