Zelensky kërkon sisteme të mbrojtjes ajrore në samitin e NATO-s në Turqi
Zelensky kërkon sisteme të mbrojtjes ajrore në samitin e NATO-s në Turqi 07.07.2026 | 02:42
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të shfrytëzojë samitin e NATO-s në Turqi për t’u bërë thirrje aleatëve që t’i sigurojnë Kievit sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore për t’u përballur me sulmet në rritje nga Rusia.
 
Thirrja e tij vjen pas sulmeve të fundit ruse ndaj kryeqytetit Kiev, ku brenda më pak se një jave raketat goditën ndërtesa banimi, duke lënë të vdekur mbi 50 civilë, raporton BBC.
 
Gjatë samitit në Ankara, Zelensky pritet të zhvillojë edhe një takim të rëndësishëm me Donald Trump, ku do të kërkojë rritje të presionit ndaj Rusisë, duke i cilësuar sulmet si shenjë dobësie dhe jo force, si dhe duke bërë thirrje për një paqe “dinjitoze”.
 
Sulmet e fundit ndodhin në një kohë kur edhe Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin rus, duke goditur rafineri nafte dhe objektiva ushtarake, çka ka shkaktuar mungesa të karburantit dhe ndërprerje të energjisë.
 
Ndërkohë, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar shumicën e rreth 430 dronëve të lëshuar nga Ukraina drejt kryeqytetit, megjithëse dëmet mbeten të paqarta.
 
Në prag të samitit, i cili mbahet të martën dhe të mërkurën, Zelensky shprehu shpresën që takimi në Turqi të mos jetë “i zbrazët”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.