Një qytetar nga Prizreni shpalosi sot në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës, një pankartë me mbishkrimin “Kurti n’burg”.
Fatmir Bytyqi, i cili e shpalosi këtë pankartë që nxiti tensione me mërgimtarët që kishin shkuar për vizitë në kuvend të mërkurën, tha se akti i tij është protestë ndaj shkeljes së kushtetutshmërisë.
“Kushtetueshmëria, jo Kushtetuta, është themeli i shoqërive të zhvilluara. Kjo nënkupton me zbatu çdo ligj, çdo normë, çdo rregullore që është në fuqi. Ato duhet të respektohen pa asnjë ekuivoke”, tha Bytyqi.
Ai tha se punon në diasporë, por jeton në Kosovë.