Papa dërgon një ndihmë të parë financiare për zonat e prekura nga tërmeti në Kolumbi
Papa dërgon një ndihmë të parë financiare për zonat e prekura nga tërmeti në Kolumbi 12.08.2026 | 03:00
Në audiencën e përgjithshme, Leoni XIV pati një mendim për viktimat dhe për të plagosurit në tërmetin prej 7,4 ballësh, që shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve dhe dëme të shumta materiale. Nëpërmjet Dikasterit për Bamirësi, prefekti i të cilit është vënë menjëherë në kontakt me nunciaturën dhe me Konferencën Ipeshkvnore të Kolumbisë, Papa dërgoi një ndihmë urgjente për dioqezat e prekura, që do të pasohet nga të tjera.
 
Mes rrënojave dhe pluhurit të Kolumbisë së shkatërruar nga tërmeti prej 7.4 ballësh, që tronditi pjesën perëndimore të vendit, mbërrin ndihma e parë e Papës Leoni XIV, i cili, sot paradite, gjatë audiencës së përgjithshme shprehu publikisht ngushëllimet dhe siguroi lutje për viktimat, të plagosurit, skuadrat e shpëtimit dhe për të gjithë popullsinë. Kjo afërsi merr formë materiale me fondet urgjente të dërguara nga Ati i Shenjtë Prevost, përmes Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Bamirësisë, në favor të dioqezave të prekura nga tërmeti, falë kontaktit të vazhdueshëm të prefektit, kryeipeshkvit Luis Marín de San Martín, me nunciaturën dhe me Konferencën Ipeshkvnore lokale.
 
Thirrja e Papës
 
Dje, ndërsa njoftohej bilanci prej më se 200 viktimave, ende jo përfundimtar, Papa dërgoi një telegram duke shprehur hidhërimin dhe afërsinë e tij me të gjithë vendin. Sot, në fund të përshëndetjeve për besimtarët spanjollë, pas katekizmit në audiencën e së mërkurës, ai shprehu edhe një herë "afërsinë" e tij me "vëllezërit dhe motrat kolumbiane, që kanë vuajtur pasojat e tërmetit të fundit, i cili ka shkaktuar viktima dhe lëndime të shumta, si edhe dëme të mëdha materiale".
 
Ndërsa iu lut Zotit "për prehjen e të ndjerëve në amshim", Leoni XIV siguroi lutje për familjet e viktimave dhe të plagosurve e "për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi". "Shpreh mirënjohje", shtoi ai, "për të gjithë ata, që u impenjuan në operacionet e shpëtimit dhe në ndihmën për viktimat".
 
Ndihma e parë urgjente
 
Ashtu si me Venezuelën, edhe ajo e goditur nga një tërmet i fuqishëm në qershor, Papa dërgoi menjëherë ndihmë financiare në Kolumbi, si shenjë konkrete e afërsisë së tij në këtë kohë emergjence. Kjo shumë prej 100.000 eurosh i jepet drejtpërdrejt Sekretariatit Kombëtar të Konferencës Ipeshkvnore për Çështjet Sociale Baritore - Karitasi Kolumbian, pikë koordinimi e centralizuar për mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave. Pasi të analizohen nevojat dhe të raportohen në Dikaster, do të pasojnë ndihma të tjera.
  
Vëmendje e vazhdueshme nga ana e Lëmoshtarisë
 
Që nga orët e para pas tërmetit, Lëmoshtari apostolik, imzot Marín de San Martín ka hyrë në kontakt me kryetarin e ipeshkvijve kolumbianë, imzot Francisco Javier Múnera Correa, si edhe me nunciaturën, duke marrë të gjitha informacionet e nevojshme. Dikasteri për Bamirësinë po përgatit një raport me nevojat më urgjente, gjë që konfirmon rolin e tij si "krahu" i Papës i shtrirë kudo. "Është Kisha si familje e Zotit", pohon prefekti, "një Kishë e vëmendshme ndaj vuajtjeve, e cila përgjigjet me vëllazëri dhe frytshmëri"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.