“S’kemi asgjë për të njoftuar tani”: Pentagoni për idenë e Kurtit që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake në Kosovë
“S’kemi asgjë për të njoftuar tani”: Pentagoni për idenë e Kurtit që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake në Kosovë 16.10.2026 | 03:08
Idenë e kryeministrit Albin Kurti për ta bërë Kampin Bondsteel, bazë të përhershme amerikane në Kosovë, ditëve të fundit e shtyu përpara edhe mysafiri nga Amerika, senatori Dick Durbin.
 
Gjatë një interviste, ai tha se kjo ide duhet të “shqyrtohet seriozisht”.
 
Për të kuptuar nëse kjo ide është konkretizuar në letër dhe ka nisur të shqyrtohet në SHBA, Kallxo.com i është drejtuar me disa pyetje Pentagonit.
Po, përgjigja nga selia qendrore e mbrojtjes amerikane ishte e shkurtër.
 
“Nuk kemi asgjë për të njoftuar në këtë kohë”- është përgjigja e Pentagonit.
 
Gjatë intervistës së dhënë për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Durbin tregoi se gjatë takimit më 12 tetor me Kurtin në Prishtinë, kryeministri i kishte shoqëruar senatorët në zyrën e tij dhe u kishte treguar një hartë të Kosovës, për t’ua paraqitur rreziqet e sigurisë në afërsi të saj.
 
“Ne duam që të gjithë të jenë të sigurt dhe në paqe, dhe mendoj se prania e KFOR-it këtu e ka kryer mirë këtë detyrë”, tha ai.
 
Kampi Bondsteel, që ndodhet pranë Ferizajt, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan. Kurti e ka përsëritur disa herë propozimin që ky kamp të bëhet bazë e përhershme amerikane, duke e lidhur atë me paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë në rajon.
 
Derisa qëndroi në SHBA, gjatë shtatorit të këtij viti(2026), Kurti ka përsëritur këtë kërkesë.
 
“Diskutuam për zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillim. Ritheksova qëndrimin tonë që Kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon.” – thuhet në postimin e Kurtit në rrjete sociale, më 23.09.2026 kur ai ishte takuar me kongresistin George Latimer.
 
Ndërkohë, më 13 tetor, Ushtria amerikane njoftoi se do t’i zëvendësojë trupat e Gardës Kombëtare të Floridës që shërbejnë në Kosovë me ushtarë nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë, një njësi e ushtrisë së rregullt amerikane, me bazë në Gjermani, si dhe me njësi mbështetëse nga Divizioni i 1-rë i Këmbësorisë.
 
Ushtria amerikane theksoi se mbështetja e saj për KFOR-in do të vazhdojë pa ndërprerje, por nuk saktësoi nëse ndryshimet do të ndikojnë në numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.