Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë Stambollin që nga dita e mërkurë, transmeton Gazeta Metro.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit, duke përmbytur rrugë, lagje dhe zona të shumta, si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Situata është përkeqësuar që nga e mërkura, kur sasitë e mëdha të reshjeve bënë që uji të mbulonte hapësira të ndryshme të qytetit.
Pasojat e motit të lig janë ndier edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Gjatë së enjtes, procesi mësimor është pezulluar, ndërsa transporti është ndërprerë për shkak të gjendjes së rënduar në disa zona.
Pavarësisht kalimit të orëve, pjesë të qytetit vazhdojnë të përballen me situatë shqetësuese, ndërsa përmbytjet kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha./gazetametro.net