EurActiv: Berisha rikthehet në krye të PD-së, ka mbështetjen e shumicës
EurActiv: Berisha rikthehet në krye të PD-së, ka mbështetjen e shumicës 23.05.2022 | 00:00
Agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan sot se Sali Berisha është rikthyer në krye të Partisë Demokratike.
 
“Ish-presidenti, ish-kryeministri dhe bashkëthemeluesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha është zgjedhur edhe njëherë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas nëntë vitesh tërheqje.
 
Kryetari i mëparshëm, Lulzim Basha, dha dorëheqjen në fillim të këtij viti pas një ndarje në parti, protestave dhe trazirave të brendshme,” shkruan agjencia.
 
Sipas EurAciv, pas presionit të vazhdueshëm dhe popullaritetit në rënie, Basha dha dorëheqjen.
 
“Pavarësisht kundërshtive ndaj tij, Berisha duket se gëzon mbështetjen e shumicës së mbështetësve dhe anëtarëve të PD-së,” shkruan agjencia.
 
“Berisha pretendon se Basha kishte një marrëveshje të heshtur me kryeministrin Edi Rama për të përfituar nga pushteti duke qëndruar në opozitë. Ai kandidoi me premtimin për të rikthyer opozitën ndaj qeverisjes së Ramës, të cilën ai e akuzon për kapje të shtetit dhe bashkëpunim me mafian”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.