Gjykata e Strasburgut për herë të parë regjistron padinë për pasivizim të adresave në Luginë të Preshevës
Gjykata e Strasburgut për herë të parë regjistron padinë për pasivizim të adresave në Luginë të Preshevës 02.03.2026 | 02:31
Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, raporton KosovaPress.
 
Kështu ka bërë të ditur avokati Drini Grazhdani, i cili ka thënë se padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj Teuta Fazliut. Ai ka thënë se kjo është një fitore fillestare, për çka u zotua se do të jetë i përkushtuar që të përfundojë me fitore të plotë.
 
Në njoftimin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se pasivizimi po i detyron shqiptarët të largohen, pasi qytetarët humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftimin, pasaportën e re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor e të drejta të tjera.
 
“Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare.  Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme”, ka shkruar ai.
 
Ai përmes këtij postimi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Luginë të Preshevës që të ndjekin procedurat e brendshme ligjore./Kosovapress/
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.