Më në fund, BE një mendje me SHBA’në, Trump: Të bashkuar se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore
Më në fund, BE një mendje me SHBA’në, Trump: Të bashkuar se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore 08.05.2026 | 15:02
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se janë dakorduar me Bashkimin Evropian sa i përket çështjes së Iranit, raporton Gazeta Metro.
 
Këtë e bëri të ditur vetë Trump përmes një njoftimin në X, ku njoftoi se ka biseduar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
 
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Diskutuam shumë tema, përfshirë faktin që jemi plotësisht të bashkuar se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore. U dakorduam që një regjim që vret popullin e vet nuk mund të kontrollojë një bombë që mund të vrasë miliona. Kam pritur me durim që BE-ja të përmbushë pjesën e saj të Marrëveshjes Historike Tregtare për të cilën ramë dakord në Turnberry, Skoci — marrëveshja më e madhe tregtare ndonjëherë! U bë një premtim që BE-ja do të përmbushte pjesën e saj të marrëveshjes dhe, sipas marrëveshjes, do t’i ulte tarifat në ZERO!”, shkroi ai.
 
Tutje, lideri amerikan tha se ka rënë dakord t’i jap afat deri në 250-vjetorin e vendit./gazetametro.net
 
𝗗𝗼𝗻𝗮𝗹𝗱 𝗝. 𝗧𝗿𝘂𝗺𝗽 𝗧𝗿𝘂𝘁𝗵 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹 𝟰.𝟮𝟮.𝟮𝟲 𝟬𝟯:𝟬𝟳 𝗣𝗠 𝗘𝗦𝗧
I had a great call with The President of the European Commission, Ursula von der Leyen. We discussed many topics, including that we are completely united that Iran can never have a Nuclear…
— Commentary Donald J. Trump Posts From Truth Social (@TrumpDailyPosts) May 8, 2026
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.