Komisionerja për Zgjerim të BE-së: Shqipëria hapa të shpejtë drejt integrimit në BE
Komisionerja për Zgjerim të BE-së: Shqipëria hapa të shpejtë drejt integrimit në BE 17.04.2025 | 03:56
Shqipëria kryeson me agjendën e integrimit, tha sot komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos në forumin me temë ”EU Meets the Balkans”, që po zhvillohet në Sofje.
 
”Ne po punojmë që të përshpejtojmë negociatat sa më shumë që të jetë e mundur dhe po shënojmë progres që kanë qenë i pabesueshëm vetëm pak vite më parë”, deklaroi Kos.
 
”Pak ditë më parë ne hapëm një grupkapitull tjetër me Shqipërinë, i dyti që kur unë mora detyrën, pesë muaj më parë dhe me shumë mundësi jo i fundit”, shtoi ajo.
 
”Në kaq pak kohë ne kemi hapur aq grupkapituj sa janë hapur në pesë vitet e fundit. Ne po ashtu do të mbyllim me shpejtësi grupkapitujt e hapur, pasi në këtë mënyrë ky proces do të ecë përpara. Që të arrihet sukses duhet udhëheqje e fortë për të vënë në jetë reformat transformuese të integrimit”, theksoi Kos.
 
”Kjo kërkon që të arrihen kompromise të vështira politike për të lënë pas konfliktet e së kaluarës dhe për të vazhduar drejt së ardhmes. Kemi bërë të mundur që nëpërmjet sistemit të pagesave që një sipërmarrës në Tiranë të transferojë dhe të marrë para’ njësoj si në Vjenë apo Dublin. Me integrimin rajonal ne do të ecim edhe më tej”, deklaroi  komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos në forumin me temë ”EU Meets the Balkans”, që po zhvillohet në Sofje.
 
Kos tha se “bota jonë ka ndryshuar rrënjësisht në dy muajt e fundit” dhe se për herë të parë në historinë e saj, BE po zhvillon bisedime integruese edhe me Ukrainën që është në luftë”, sipas BTA.
 
“Për herë të parë, për vendet kandidate nuk ka të bëjë vetëm me përmbushjen e kushteve për t’u bërë anëtare, nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj. Ne jemi përballur me forca të jashtme përçarëse që duan të na shohin të dështojmë”, tha ajo.
 
Komisionerja Kos theksoi se ”Evropa ka hyrë në mënyrë efektive në një fazë në të cilën konkurrenca gjeopolitike dhe agresioni i drejtpërdrejtë në fqinjësinë tonë të afërt po minojnë përpjekjet tona për të konsoliduar demokracinë dhe kërcënojnë ta shndërrojnë Evropën në një fushë beteje të interesave konkurruese”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.