Kreu i Komunitetit Mysliman dhe tre udhëheqës fetarë konfirmojnë pjesëmarrjen në ceremoninë mortore të Papa Françeskut
Kreu i Komunitetit Mysliman dhe tre udhëheqës fetarë konfirmojnë pjesëmarrjen në ceremoninë mortore të Papa Françeskut 25.04.2025 | 14:46
Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.
 
Sipas informacioneve të Syri TV, të katërt udhëheqësit fetarë do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës, kur në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve.
 
Duke filluar nga mëngjesi i të mërkurës deri të enjten në mbrëmje, në ambasadën e Vatikanit në Tiranë do të mbahen dy ditë homazhe në nderim të Papa Françeskut.
 
Politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, duke e vlerësuar jashtëzakonisht për punën e tij. Në librin e ngushëllimeve janë shkruar mesazhe të shumta.
 
Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Arjan Dodaj, ishte ndër të parët që hyri në nunciaturën apostolike për homazhe.
 
Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, dhe Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, lanë gjithashtu mesazhe ngushëllimi dhe vlerësime të larta për Papa Françeskut, sidomos për lidhjet me Shqipërinë./© SYRI.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.