Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi ashpër pas sulmeve të Iranit ndaj objektivave në shtetet e Gjirit, duke paralajmëruar veprime të reja kundër Teheranit, transmeton Gazeta Metro.
Trump theksoi se forcat iraniane po shkatërrohen nga operacionet amerikane. Derisa në një fjalim të mbajtur të premten në mëngjes, presidenti amerikan tha se SHBA po e godet Iranin në disa drejtime.
“Shikoni çfarë do t’u ndodhë sot këtyre llumrave të çmendur. Marina iraniane nuk ekziston më, forcat e tyre ajrore nuk ekzistojnë më, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër po shkatërrohen, ndërsa liderët e tyre janë fshirë nga faqja e dheut. Amerika po shkatërron plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, deklaroi Trump.
BRIAN KILMEADE: “What’s your message back to the new Supreme Leader?”
PRESIDENT TRUMP: “Well, they’ve been doing a lot of talking, so he’s going to have to put up. We’ll have to see because we are decimating them.”
“We’ve knocked out most of their missiles. We’ve knocked out… pic.twitter.com/ufMQDipRXT
— Open Source Intel (@Osint613) March 13, 2026
Ai theksoi se këto veprime janë përgjigje ndaj sulmeve që Irani ka kryer ndër vite ndaj njerëzve të pafajshëm.
“Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për 47 vjet, ndërsa tani unë, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është ta bëj këtë”, tha Trump.
Ndërkohë raportohet se Irani ka nisur të premten herët sulme me dronë dhe raketa ndaj objektivave në shtetet e Gjirit, duke përfshirë dhjetëra aparate drejt Arabisë Saudite, pas paralajmërimit të udhëheqësit të ri suprem Mojtaba Hosseini Khamenei që amerikanët duhet të mbyllin bazat e tyre në rajon. /gazetametro.net
“We are totally destroying the terrorist regime of Iran, militarily, economically, and otherwise, yet, if you read the Failing New York Times, you would incorrectly think that we are not winning. Iran’s Navy is gone, their Air Force is no longer…” – President Donald J. Trump pic.twitter.com/iZKd6N1J70
— The White House (@WhiteHouse) March 13, 2026