Kreu i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri jep alarmin: Turistët nga Kosova po largohen, janë lidhur me Maqedoninë dhe Greqinë
Kreu i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri jep alarmin: Turistët nga Kosova po largohen, janë lidhur me Maqedoninë dhe Greqinë 03.06.2025 | 03:22
Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, ka ngritur alarmin mbi një fenomen që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për sektorin turistik në Shqipëri – largimi i turistëve nga Kosova drejt vendeve të tjera të rajonit, veçanërisht Greqisë.
 
Në një deklaratë për mediat, Topuzi tha se Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për të krijuar një korridor të lehtësuar drejt destinacioneve greke, çka e bën më tërheqëse për pushuesit kosovarë që kërkojnë alternativa të reja dhe më të organizuara për pushimet verore.
 
“Rajoni është bërë më gati sesa ne. Kosova është lidhur me Maqedoninë për të kaluar më kollaj në Greqi. Kjo tregon se ka një mungesë përgatitjeje nga ana jonë për të mbajtur dhe rritur interesin e turistëve kosovarë në Shqipëri”, tha Topuzi, duke theksuar se Shqipëria po humbet një nga tregjet më të qëndrueshme dhe besnike të turizmit.Ai theksoi se nuk është fjala vetëm për periudhën verore, por për potencialin që ka Shqipëria për të ofruar një eksperiencë turistike gjithëvjetore për të rinjtë nga Kosova.
 
“Ne nuk jemi gati për të rinjtë kosovarë, të cilët duhet të kenë mundësi të vijnë në Shqipëri dhe të kalojnë pothuajse të gjithë vitin këtu. Duhet të bëhemi një vend ku ata ndihen të mirëpritur, të angazhuar, ku të kenë çfarë të bëjnë”, theksoi Topuzi.Sipas tij, nevojitet një investim më i madh në krijimin e aktiviteteve dhe produkteve të reja turistike që do të tërhiqnin vizitorët nga Kosova, jo vetëm për plazhin, por edhe për turizëm kulturor, natyror, sportiv dhe gastronomik./A2 CNN

Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave