Mbi 6,500 persona u mblodhën në agim në Bosnje dhe Hercegovinë për të nisur Marshimin e Paqes, një aktivitet përkujtimor kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.
Pjesëmarrës nga e gjithë Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga vende të tjera, iu bashkuan marshimit për të nderuar viktimat dhe për të kujtuar rrugëtimin e atyre që në korrik të vitit 1995 ecën për ditë të tëra në përpjekje për t’i shpëtuar masakrës.
“Jam këtu për të ndjerë dhimbjen dhe heshtjen”, tha pjesëmarrësi Ibis Husejnovic, ndërsa Raifa Duzic u shpreh se iu bashkua marshimit për të kuptuar, qoftë edhe pjesërisht, përjetimet e njerëzve që vrapuan për jetën e tyre, duke theksuar se kjo tragjedi nuk duhet harruar kurrë.
Gjatë tre ditëve, pjesëmarrësit në edicionin e 22-të të Marshimit të Paqes do të përshkojnë rreth 100 kilometra, duke kaluar nëpër vende ku ndodhën ekzekutime masive dhe ku u zbuluan varre masive. Ata pritet të mbërrijnë në Potoçari më 10 korrik, një ditë para ceremonive përkujtimore të gjenocidit.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës pushtuan Srebrenicën dhe vranë mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë, ndërsa rreth 25,000 gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan me forcë nga zona./Paparaci
Over 6,500 people took part in a peace march to remember the victims of the Srebrenica genocide and the survivors who walked for days to save their lives. pic.twitter.com/yVTCaQYHcE
— NoComment (@nocomment) July 9, 2026