Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përcolli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Evropës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.
Rama ka thënë se me krenari mirëpresin liderin e rezistencës heroike ukrainase.
Këtë qëndrim, kryeministri i Republikës së Shqipërisë e bëri në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.