Rama për anëtarësimin në Këshillin e Europës: Na vjen keq për Serbinë, e mbështesim Kosovën
Rama për anëtarësimin në Këshillin e Europës: Na vjen keq për Serbinë, e mbështesim Kosovën 12.05.2022 | 03:48
Kosova tashmë ka miratuar nismën për aplikim në Këshillin e Evropës.
 
Para se të miratohej, kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë nga Brukseli ku ndodhet për vizitë zyrtare, ka thënë se Shqipëria mbështet Kosovën ndërkohë që ‘Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe’.
 
“Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të patur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!”, ka thënë Rama, njofton Klankosova.tv.
 
Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar personalisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
 
Gërvalla në një adresim nga Strasburgu i Francës thotë se sot nis një kapitull i ri i Kosovës, njofton Klankosova.tv.
 
“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës”.
 
“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministrorë”.
 
Gërvalla, mes tjerash, thotë se kjo nisëm e sotme do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.