Shqipëria uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë! Rama: Keqardhje që s’mund të jem sot në manifestimin popullor për katër 'pengjet' e UÇK-së
Shqipëria uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë! Rama: Keqardhje që s’mund të jem sot në manifestimin popullor për katër 'pengjet' e UÇK-së 19.02.2026 | 02:34
Krerët e politikës shqiptare uruan Kosovën në 18 vjetorin e pavarësisë. Urime pati edhe nga liderët botërorë, nga presidenti Trump, Macron, Mattarela e Mbreti Charles III.
 
Politika shqiptare ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ndërsa mëngjesin e kësaj të marte nisën zyrtarisht festimet me ngritjen solemne të flamurit, edhe figurat politike filluan të postonin urimet e tyre.
 
I pari ishte kryeministri Rama, i cili veç urimit shprehu edhe keqardhjen që s’do të mund të marrë pjesë në protestën që do të mbahet në orën 14:00 në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në ditën e shtatë të seancave përmbyllëse në Hagë.
 
“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
 
Ndërsa numri një i diplomacisë shqiptare, Elisa Spiropali shkruajti se 17 shkurti një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.
 
“Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj. Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm, me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik", shkroi Spiropali. 
 
Nuk mungoi as urimi në radhët e opozitës.
 
"Sot, në këtë 18-vjetor, Kosova na bën krenarë me arritjet e saj mahnitëse. Ajo është një demokraci funksionale dhe shembull për rajonin, me institucione të konsoliduara dhe standarde të larta për të drejtat e njeriut. Ajo u ngrit si Feniksi nga hiri që lanë pushtuesit; sot ka një ekonomi solide dhe infrastrukturën më moderne në rajon", shkroi Berisha. 
 
Nga dhomat e paraburgimit uroi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që shkruajti se 17 shkurti është mësim se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim.
 
Në këtë përvjetor, Kosova mori urime edhe nga liderët botërorë. Në letrën e tij drejtuar Vjosa Osmanit, presidenti Donald Trump përgëzoi popullin e Kosovës dhe rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Përmes një letre për presidentin e Kosovës, uruan edhe Mattarela, Macron si dhe Mbreti Charles III.
 
Ora 14:05
 
Me flamuj e piktura për Pavarësinë e Kosovës, nxënësit e shkollave i bashkohen festës
 
Nxënësit e shkollave në Shqipëri i janë bashkuar festës së Pavarësisë të Kosovës. Kryeministri Rama ka ndarë disa foto të fëmijëve në shkolla të ndryshme të vendit.
 
Të veshur me flamurin dhe ngjyrën blu apo edhe kuqezi, ata kanë organizuar disa aktivitete, kanë realizuar piktura dhe aktivitete në nderim të historisë dhe lirisë.
 
“Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës. Një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare, ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun”, shkruhet në postimin e Ramës.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.