‘Fyerje’, Plenkovic në OKB kritikon Serbinë për nderimet ndaj Ratko Mlladicit
‘Fyerje’, Plenkovic në OKB kritikon Serbinë për nderimet ndaj Ratko Mlladicit 24.09.2026 | 03:13
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka kritikuar Serbinë për nderimet shtetërore ndaj ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, duke thënë se një veprim i tillë është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian.
 
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, Plenkoviq tha se pajtimi në rajon është i mundur vetëm kur pranohet përgjegjësia për krimet e së kaluarës dhe hidhet poshtë glorifikimi i tyre.
 
“Pajtimi bëhet i mundur kur pranohet përgjegjësia për krimet e së kaluarës dhe hidhet poshtë glorifikimi i tyre. Ky standard nuk lejon përjashtime kombëtare”, tha Plenkoviq, raporton “tportal”.
 
Ai iu referua posaçërisht ceremonisë së fundit të përcjelljes së Mlladiqit në Beograd, duke theksuar se ai është dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë.
 
“Ratko Mlladiq është kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë – gjenocidin e parë në Evropë pas Holokaustit”, tha kryeministri kroat.
 
Sipas tij, kjo ishte kulmimi i “gjurmës kriminale” të Mlladiqit, e cila, siç tha, kishte lënë pasoja edhe në Kroaci përmes granatimeve të qyteteve, vrasjes së civilëve, minimit të digave dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe objekteve industriale.
 
“Nderimet ushtarake dhe zyrtare që iu bënë Mlladiqit në Serbi ishin fyerje për viktimat e tij dhe për aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare.
 
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të shtetit dhe miratimi publik që e shoqëroi ceremoninë janë në kundërshtim të plotë me vlerat e Bashkimit Evropian, të cilit Serbia dëshiron t’i bashkohet”, deklaroi Plenkoviq.
 
Kryeministri kroat tha se Evropa Juglindore “mbetet pjesë e papërfunduar e projektit evropian”, ndërsa theksoi se Kroacia vazhdon të mbështesë zgjerimin e BE-së mbi bazën e meritave.
 
Sipas tij, procesi i transformimit evropian kërkon “sinqeritet për të kaluarën”, ndërsa respektimi i standardeve të njëjta duhet të vlejë për të gjitha vendet.
 
Plenkoviq foli edhe për Bosnjë e Hercegovinën, duke thënë se kroatëve atje “vazhdon t’u mohohet përfaqësimi legjitim”, përfshirë edhe në Presidencën e vendit.
 
Ai e cilësoi këtë si “të padrejtë, destabilizuese dhe në kundërshtim me frymën” e Marrëveshjes së Dejtonit.
 
Në fjalimin e tij në OKB, ai foli edhe për rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare, duke thënë se për shtetet e vogla dhe të mesme ajo “nuk është abstraksion”, por “kufiri mes rendit dhe tiranisë, mes barazisë sovrane dhe sundimit të forcës”.
 
Plenkoviq tha gjithashtu se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe se paqja nuk mund të shpërblejë pushtimin, ndërsa bëri thirrje për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe në Lindjen e Mesme.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.