Hapet Shkolla Shqipe në Schattdorf të Kantonit të Urit
Hapet Shkolla Shqipe në Schattdorf të Kantonit të Urit 08.04.2021 | 22:22
Hapet edhe Shkolla Shqipe në Shattdorf, të Kantonit të Urit. Kjo është shkolla e 47-të me radhë, e cila iu bën thirrje prindërve shqiptarë të kësaj pjese të Zvicrës që t`i orientojnë fëmijët e tyre drejt shkollës shqipe.
 
“Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër. Tani, rrugëtimi ynë ndalet te Shkolla Shqipe në Schattdorf, të Kantonit të Urit, e cila, i bashkëngjitet shkollave në mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe.
 
Thirrja jonë “Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”, do të na shoqërojë edhe në javët në vazhdim. A ka gëzim më të madh se kur fëmijët shqiptarë bëhen bashkë dhe e mësojnë gjuhën e nënës.
 
Në ditët në vazhdim numri i fëmijëve që do të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe do të jetë më i madh sepse interesimi i prindërve është për t`u përshëndetur. Në këtë pikë shkollore me fëmijët shqiptarë punon mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Arbëresha Ziberi”,  thuhet në një njoftim nga Shkolla Shqipe në Zvicër.
 
“Të nderuar prindër kjo thirrje është njerëzore dhe kombëtare. Shpresojmë dhe besojmë që do të bëni çmos që fëmijëve tuaj t`ua ruani gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare”, u drejtohet bashkatdhetarëve, Shkolla Shqipe në Zvicër.
 
Adresa kontaktuese për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë t`i regjistrojnë fëmijët e tyre është:  Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel.  076 321 26 94
E-Mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com/albinfo.ch
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave