Caritas Kosova shënon 25 vjetorin e themelimit
Caritas Kosova shënon 25 vjetorin e themelimit 13.12.2017 | 12:00
Caritas Kosova më 8 dhjetor 2017 në mënyrë solemne ka shënuar 25 vjetorin e themelimit me një ngjarje të madhe ku prezent ishin mbi 1000 persona që e bënë edhe më madhështore këtë festë. Misioni dhe puna e Caritasit ndër vite u vlerësua shumë lart nga përfaqësues të ndryshëm nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, partner ndërkombëtar – përkrahës të Caritasit si dhe përfitues të ndryshëm. 
 
Në hapje u lexua dekreti origjinal i themelimit të Caritasit të Kosovës, të cilin e kishte sjellë si dhuratë Imzot Dodë Gjergji. Don Viktor Sopi Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova foli në përgjithësi për historikun si dhe rrugëtimin e Caritasit të Kosovës, duke thënë se Caritasi ndihmoi familjet nevojtare në çdo cep të Kosovës. “Njeriu ka nevojë për gjithçka, më së shumti për dashuri, mirësi dhe prandaj motoja jonë është dashuri, solidaritet dhe paqe, nëse këto komponente ndahen me atë që e ke afër, dashuria rritet dhe bëhet më e madhe, prandaj ju ftoj që në të gjitha angazhimet tuaja si punonjës të Caritasit të bartni ngrohtësinë njerëzore, dëgjoni të sëmurët çka flasin, prekni dhembjet e tyre, përqafoni nevojtarët”, tha Sopi.
 
Në fjalën e tij Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kërkoi organizatat bamirëse që t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë. “Nuk ka fe që e ndalë dashurinë, edhe Caritasi edhe organizatat tjera mos të bëjnë konkurrencë, por të bëjnë garë se kush do të dojë më shumë, kush do të ndihmoj më shumë, e kush do të ketë kujdes më të mirë për njerëzit që kanë nevojë për ne.”
 
Në këtë ngjarje mirënjohjen e madhe për kontributin e Caritas Kosova e shprehu edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, i cili tha: “Gjej rastin që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’i falënderoj veprimtarët e saj të këtyre 25 viteve për ndihmën e madhe që i kanë dhënë popullit të Kosovës. Ne do t’u jemi përgjithmonë mirënjohës atyre. Ata janë në zemrat e sa e sa familjeve kosovare që gjetën ngrohtësi njerëzore dhe solidaritetin kristian tek Caritasi”.
 
Përfaqësuesi i Caritas Europa z. Marc Sommers theksoi se Caritas Kosova gjatë këtyre 25 viteve ka treguar suksese të mëdha, andaj bëri apel që kjo organizatë të vazhdoj edhe më tutje misionin e vet. ‘’Caritas Evropa është rrjet i organizatave që përbëhet nga 49 anëtare, por të gjitha këto janë pjesë e konfederatës së Caritas Internationalis që ka mbi 160 organizata anëtare dhe të gjitha këto kanë të njëjtin mision, të luftojnë varfërinë, të promovojnë drejtësinë sociale dhe sistemet e qëndrueshme shoqërore në Evropë dhe në të gjithë botën’’, tha ai.
 
Përfaqësues të Qeverisë dhe të nivelit lokal, përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë si dhe përfitues të ndryshëm, folën për punën e Caritas Kosova dhe kontributin që jep në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike në vend. 
 
Në këtë akademi solemne të 25 vjetorit të themelimit të Caritas Kosova, përveç shfaqjes të dokumentarit ku u tregua rrugëtimi dhe kontributi i Caritasit, u ndanë edhe mirënjohje për institucionet dhe individët që kanë kontribuar ndër vite./drita.info
 
 
 
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave