Mbahet takimi letrar “Esat Mekuli”, vlerësohet lart puna e albanologut Robert Elsie
Mbahet takimi letrar “Esat Mekuli”, vlerësohet lart puna e albanologut Robert Elsie 16.12.2017 | 12:00
Shkrimtarë e publicistë nga të gjitha trojet shqiptare ishin bërë bashkë në takimin letrar “Esat Mekuli” të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.
 
Ky takim letrar u mbajt në kujtim të albanologut Robert Elsie, raporton Ekonomia Online.Jahjag Lluka, pjesë e kabinetit të kryeministrit tha se do të jenë afër shkrimtarëve . Ai tha se shumë shpejt Qeveria e Kosovës do të krijoj kushte më të mira për Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës“Besoj shumë shpejt do të krijohen kushte edhe më të mira për lidhjen e shkrimtarëve të Kosovës.
 
Do të jemi afër jush për të ju ndihmuar në projektet. Askush nuk mund të na pengoj, që pjesën e kulturës ta bëjmë bashkë dhe kufiri të mbetet vetëm një vijë, ashtu edhe do të jetë që nga janari”, theksoi LlukaPër të nderuar albanologun Elsie, Flora Brovina kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve, kishte fjalë të mira për të.
 
Ajo u zotua se do të kujdesen që respekti dhe vendi meritor t’i takoj atij.Ndërsa,Emin Kabashi tha se mungesa e Robert Elsie do të bëjë që albanologjia të jetë e mangët. Derisa Robert Elsie e quajti “Kristoforidhi ynë”.“Pa të albanologjia është e mangët, që nuk e kishin lodhur as mungesa e botimit të veprës së tij, nga këto institucione.
 
Na është bërë ves i keq që vetëm kur të vdesin njerëzit e devotshëm ti kujtojmë”, është shprehur Kabashi.Kurse, Shefkije Islamaj, në këtë takim letrat u paraqit me kumtesën “Robert Elsie dhe Gjuha Shqipe”.
 
Ajo tha se kontributi i Elsie në gjuhën shqipe ishte shumë i madh.Robert Elsie vdiq në tetor të këtij viti duke lënë pas më shumë me dhjetëra libra, ndër të cilat edhe studime të shumta për gjuhën shqipe.
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave