"Vahabistat paskan protestu", Blerim Latifi komenton marshin e sotshëm pro Palestinës
"Vahabistat paskan protestu", Blerim Latifi komenton marshin e sotshëm pro Palestinës 23.10.2023 | 02:56
Sot në Prishtinë është marshuar në përkrahje të popullit palestinez. Qytetarët me anë të pankartave kanë shprehur mbështetje për popullin që tashmë dy javë është në luftë. Pas marshit ka reaguar analisti Blerim Latifi.
 
Latifi protestuesit i quajti vahabista dhe tradhtarë të interesit kombëtar.
 
“Vahabistat paskan protestu sot në Prishtinë. Shih çfarë aleancash: Palestina me Serbinë dhe kundër shtetit të Kosovës, këta me Palestinën dhe të gjithë bashkë me Rusinë kundër Perëndimit dhe kombit shqiptar“, ka thënë ai.
 
Tutje, ai tha se tradhtarët në Kosovë dalin hapur kundër interesave të vendit të tyre dhe kundër atyre që e shpëtuan nga lufta.
 
“Kosova, përfundimisht, është vendi ma i lirë në botë, sepse këtu tradhtarët e interesit kombëtar nuk kanë nevojë fare as të fshihen e as të maskohen, por mund të veprojnë në liri të plotë kundër interesave jetësore të vendit të tyre dhe kundër atyre që 24 vjet më parë e shpëtuan këtë vend nga gjenocidi“, ka shkruar Latifi në Facebook.
 
 
Në Lindje të Mesme dy javë më parë shpërtheu lufta pasi grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi me sulme të ashpra ndaj Gazës.
 
Që nga ajo kohë ka mijëra të vrarë në dy palët dhe shpërngulje masive të palestinezëve nga Gaza, në një kohë kur Izraeli në vazhdimësi po paralajmëron pushtim të shkallës së plotë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave