Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem në 75 vjetorin e Izraelit
Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem në 75 vjetorin e Izraelit 18.05.2023 | 03:37
Në Ceremoninë e shënimit të 75-vjetorit të Shtetit të Izraelit, është ftuar edhe Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.
 
Në këtë ceremoni flamuri i Republikës së Kosovës, është ngritur për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, raporton RTKlive.
 
“Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, së bashku me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Hondurasit dhe Republikës së Guatemalës, në ceremoninë e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, me rastin e Ditës së Jerusalemit dhe për të shënuar 75-vjetorin e Shtetit të Izraelit”, ka shkruar në 'Facebook'. Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.
 
 
Edhe Dan Oryan, drejtor i departamentit të Ballkanit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, tha se ishte nder të ishte i pranishëm në këtë aktivitet me përfaqësues të 4 ambasadave në Jerusalem.
 
“Si drejtor i departamentit të Ballkanit isha më shumë se i lumtur që kisha një përfaqësues të Ballkanit(evropian) në këtë klub. Ishte e mrekullueshme të isha atje me Ines Demirin që drejtonte ambasadën në Jerusalem dhe me ambasadoren tonë në Kosovë Tamar Ziv”, ka shkruar ai.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave