Gëzuar Vitin e Ri 2020
Gëzuar Vitin e Ri 2020 31.12.2019 | 00:00
Gëzuar Vitin e Ri 2020 nga redaksia e programit shqip të Radio Vatikanit – Vatican News, të gjithë dëgjuesve e shqiptarëve kudo që ndodhën e kremtojmë në atdhe, në viset shqiptare apo nëpër botë. Urimet më të përzemërta për një përfundim të mirë të këtij Viti dhe fillim të mbarë të Vitit të Ri: qoftë Vit gëzimi, paqeje, dashurie, drejtësie e begatie shpirtërore e njerëzore.
 
Gëzuar Vitin e Ri 2020 nga redaksia e Programit shqip të Radio Vatikanit – Vatican News - të gjithë dëgjuesve e shqiptarëve, kudo që ndodhen e kremtojmë në atdhe, në viset shqiptare apo nëpër botë. Urimet më të përzemërta për një përfundim të mirë të këtij Viti dhe fillim të mbarë të Vitit të Ri: qoftë Vit gëzimi, paqeje, dashurie, drejtësie e begatie shpirtërore e njerëzore.
 
Çdo vit sjell me vete gëzime e dhimbje, realizime e dështime, perspektiva e çështje, që presin zgjidhje. Po sidoqoftë, ende pa e kapërcyer mirë kufirin ndërmjet dy viteve, sonte le t’ia lartojmë Zotit lutjen tonë të falënderimit e të mirënjohjes për të mirat që bëri për ne dhe për të gjitha çastet e përjetuara gjatë këtij viti që po mbaron.
 
T’i lutemi Zotit të na jap forcë për të vijuar udhën e jetës në Vitin e Ri, që po agon, të bindur se prej Tij, përmes planeve të mistershme të shtegtimit tonë tokësor, na vjen ngushëllimi, gëzimi, forca e paqja dhe çdo e mirë që mund të dëshirojë zemra jonë. Hyji është Atë, që e pret dhe e don çdo njeri! Në Të e kemi cakun e parë dhe të fundit të jetës.
 
Urimi ynë për Vitin e Ri shndërrohet në lutje drejtuar Zotit, që t’i bëjë të frytshme përpjekjet e mira të të gjithëve. Atij, pra, t’ia besojmë dëshirat, synimet e planet tona. Atij t’ia lartojmë lavdet e lutjet plot besim. Atij t'i lutemi: 
 
"Ty, o Atë i jetës, zanafillë pa fillesë, e mira e pambaruar e drita e amshuar, me Birin dhe me Shpirtin Shenjt nderim e lumturi, lavdi e mirënjohje, në shekuj pa mbarim. Amen!
 
Në Ty, o Atë i jetës shpresuan dhe në Ty do ta mbështesim përsëri shpresën tonë.
 
Ti, në Krishtlindje, i solle gëzimin botës, duke rrezatuar mbi rrugën e njerëzve e të popujve dritën tënde, të cilën s’ka forcë që mund ta shuajë.
 
Premto që çdo njeri vullnetmirë të provojë dashurinë e paqen tënde Hyjnore, o Atë i ynë Qiellor. Amen!
 
Zoti, që e kurorëzon Vitin 2019 me mirësinë e Tij Hyjnore, ju pasuroftë me dhanti e të mira hyjnore gjatë tërë Vitit të Ri 2020!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave