Kosovës ne i dalim zot, por vlerat kombëtare i kemi në rrezik!
Kosovës ne i dalim zot, por vlerat kombëtare i kemi në rrezik! 19.02.2024 | 00:00
Por, sikur të mos mjaftonte rreziku e kërcënimet nga Serbia, Kosova vazhdon të përballet edhe me ekstremizmin fetar që i ka shtrirë rrënjët pothuajse në segmente të ndryshme të shtetit.
 
Dy ditë më parë vendi ynë kremtoi 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. 16 vjetori u shënua nën moton “Kosovë ne të dalim Zot”, shprehje kjo ngërthen në vete të kaluarën e dhimbshme, të tashmen sfiduese dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.
 
Sakrifica e popullit të Kosovës për liri e pavarësi ishte në qendër të secilit diskutim të shtunën e 17 shkurtit historik. U kujtuan dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që dhanë nga jeta e tyre për të ardhmen e të gjithëve.
 
Ky 16 vjetor shtetin tonë e gjeti duke u përballur me shumë sfida. Kosovës po i kanosen shumë rreziqe, sidomos në fushën e sigurisë ku kërcënimet me destabilizim nga Serbia bëhen aq hapur dhe vazhdimisht.
Por, sikur të mos mjaftonte rreziku e kërcënimet nga Serbia, Kosova vazhdon të përballet edhe me ekstremizmin fetar që i ka shtrirë rrënjët pothuajse në segmente të ndryshme të shtetit.
 
Po, ekstremizëm fetar ka edhe në Kuvendin e Kosovës ku hapur kundërshtohet kodi civil dhe ligji për fertilizim artificial. Pra, deputetë të caktuar në Kuvendin e Kosovës, duke u mbështetur në normat fetare i gëzohen faktit për mos-votimin e kodit civil dhe fekondimit artificial që do të ishte zgjidhje për jetën e shumë qytetarëve.
 
Këtij 16 vjetori të pavarësisë ngjyrime fetare i dha edhe hoxha Shefqet Krasniqi, që në një emision festiv zgjodhi të fliste për këngëtaren Shkurte Fejza, duke u marrë me atë se sa fetare është dhe kur ka për të vdekur ajo.
 
Pra Krasniqi do të donte që Shkurte Fejza të ishte edhe fetare.
 
“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset që kjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdekë si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, tha Krasniqi në Tëvë 1.
 
Tash, a të fajësohet Krasniqi, apo televizioni që i ka bërë ftesë Krasnqit që të vijë të flas pikërisht në ditën e festës së pavarësisë së Kosovës lidhur me atë se sa fetare është apo nuk është Shkurte Fejza?.
 
Nisur nga kjo mund të themi se me të drejtë bashkëshorti i këngëtares ka kërkuar nga televizioni që transmetoi intervistën e Krasniqit, të mos transmetojë asnjë këngë të Shkurte Fejzës.
 
Shkurte Fejza është e popullit dhe përmendja e saj në një konotacion të tillë, në një ditë feste mund është tendencioze.
 
Andaj, është koha e fundit që ekstremizmi fetar në Kosovë t’i “priten krahët”, pasi po merr përmasa të rrezikshme për vlerat tona kombëtare.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave