Lëshim me litar nga Katedralja në përkrahje të grave me kancer të gjirit
Lëshim me litar nga Katedralja në përkrahje të grave me kancer të gjirit 28.08.2023 | 12:00
Prishtina këtë verë ka qenë e mbushur me aktivitete të shumta. Të enjten në bulevardin “Xhorxh Bush” për herë të parë klubi alpin “Prishtina” kanë bërë lëshime me litar nga katedralja e qytetit.
 
Anëtarët e klubit alpin ishin duke u bërë gati që në një lartësi prej rreth 50 metrash të lëshoheshin më litarë. Kalimtarëve të rastit kjo ua tërhiqte mendjen, andaj ndalonin të shikonin performancën e tyre.
 
I tëri ky aktivitet ka pasur një qëllim dhe një mesazh te caktuar, që ka qenë përkrahja e grave me kancer të gjirit.
 
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, shprehet optimist se fushata të tilla do tërheqin vëmendjen e grave kosovare që të kryejnë kontrollet mamografike, ku këto shërbime në Prishtinë janë tërësisht falas.
 
E kënaqur shprehet edhe drejtoresha e organizatës “Renesansa” me seli në Prizren, Violeta Pirana, e cila përkrah gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
 
Gratë e prekura nga kanceri i gjirit, gjithashtu edhe ato që kanë mposhtur këtë sëmundje në vazhdimësi kanë marrë përkrahje nga institutet shtetërore. Nuk ka munguar edhe përkrahja e qytetarëve të cilët kanë mbështetur kauzat duke blerë bluza me mesazhe ndërgjegjësimi.
 
Bluzat ngjyrë rozë vishen nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit, e ato të bardha nga familjarët dhe rrethi shoqëror që i përkrah ato.
 
Pirana, Prishtinën e konsideron një hap përpara qyteteve të tjera sa i përket vetëdijesimit të grave për kontrolle dhe mamografi.
 
Violetës dhe grave të tjera që ishin të pranishme, performanca e alpinistëve u ka lënë mbresa.
 
Vëmendjen më të madhe e kishin alpinistët që lëshoheshin me litarë nëpër ballkonet e Katedrales.
 
Aktivitetet në mbështetje te grave të prekura me kancer të gjirit nuk ndalojnë me kaq. 1 tetori shënon muajin e vetëdijesimit të kancerit të gjirit, ku pikërisht në këtë datë në Prishtinë do të organizohet vrapimi “Race for the Cure”./Koha.net
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave