Ramën s’e ndal as shiu, merr pjesë në paradën e fëmijëve me FSK-në
Ramën s’e ndal as shiu, merr pjesë në paradën e fëmijëve me FSK-në 12.06.2023 | 11:39
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në paradën e organizuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), që parakaluan bashkë me fëmijët.
 
Rama ka publikuar edhe një fotografi teksa qëndronte në shi.
 
“Sot patëm nderin të organizojmë një paradë të veçantë për fëmijët, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe dua të ndaj me ju emocionin dhe krenarinë time për këtë ngjarje të mrekullueshme”, ka thënë Rama.
 
“Është gjithmonë frymëzuese të shoh entuziazmin dhe gëzimin e fëmijëve, sepse ata janë shpresa jonë e së ardhmes, dhe dua të theksoj se as shiu nuk na ndaloi të bëhemi një komunitet i bashkuar dhe të krijojmë kujtime të paharrueshme”, tha Rama.
 
“Unë dhe ministri i Mbrojtjes, zoti Armend Mehaj, i pritëm me kënaqësi fëmijët në sheshin ‘Skënderbeu’, dhe bashkë e përfunduam paradën me energji dhe entuziazëm”, ka deklaruar ai.
  
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave