Rrugëtimi paqësor i Ibrahim Rugovës dokumentohet me ekspozitë në Vjenë
Rrugëtimi paqësor i Ibrahim Rugovës dokumentohet me ekspozitë në Vjenë 17.08.2023 | 17:00
Rrugëtimi politik dhe qëndrimi paqësor i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, pas Prishtinës do të jetësohet edhe në Vjenë. Gazeta, fotografi e copëza tjera dokumentuese janë krejt çka e karakterizojnë ekspozitën, teksa stafi i saj është në nivel ndërkombëtar.
 
Kjo ekspozitë quhet “Gewaltfreier Widerstand in Kosovo 1990-1998” (“Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998”) dhe është emërtim simbolik që i shkon përshtati karrierës politike të Rugovës.
 
Publiku austriak do të njoftohet në detaje me pikëpamjet dhe botëkuptimin e presidentit Rugova, i cili ka hyrë në historinë e Kosovës. Dritën e parë jeshile me publikun kjo ekspozitë e pati në Muzeun e Pavarësisë “Dr.Ibrahim Rugova” më 2020.
 
Përshtypje të mira s’i la veç audiences vendase, por edhe asaj të huaj. Kjo u bë edhe shtysë që destinacioni tjetër të jetë në Evropë dhe realizimi të merret përsipër përveç nga autori e kuratori Shkumbin Brestovci, edhe nga ish-ministri i Mbrojtjes së Austrisë, Friedhelm Frischenschlager, historiani e albanologu Robert Pichler, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, politologia Kaltrina Durmishi dhe dizajneri Arben Myftaraj.
 
Ekspozita do të hapet më 13 korrik  nga ora 19:00, në Bezirkmuseum Neubau në Amerlinghaus, Stiftgasse 8, 1070, Wien, teksa do të jetë e hapur deri në shtator.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave