Kisha Katolike ne Kosove filloi ecjen shpirterore te Krishtlindjes
Kisha Katolike ne Kosove filloi ecjen shpirterore te Krishtlindjes 04.12.2017 | 12:00
E diela e parë e Kohës së Ardhjes u kremtua kudo në famullitë e Kosovës. Në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, sigurisht Mesha ishte me e veçantë  pasi pati disa risi nga vitet e kaluara. Koha e Ardhjes është kohë e pendesës dhe e rizgjimit shpirtëror. Është kohë e përgatitjes për solemnitetin e lindjes së Zotit tonë Jezu Krishtit. Na kujton ardhjen e parë të Birit të Hyjit ndërmjet njerëzve, mishërimin e Tij, por është edhe kohë në të cilën, përmes kujtimit të ardhjes së parë të Krishtit – shpirti ynë udhëhiqet drejt pritjes së ardhjes së dytë të Tij në fundin e kohëve, në mbarim të botës. 
 
Koha e Ardhjes është kryesisht kohë e përgatitjes për Krishtlindje, që nis me Lutjet e para mbrëmësore – mbrëmjen e së Dielës së parë të kësaj kohe e përfundon, natyrisht, Natën e  Krishtlindjes. Është koha në të cilën Kisha e përqendron gjithë vëmendjen tek misteri i madh i Birit të Hyjit që merr natyrën njerëzore, që hyn në historinë tonë njerëzore e që zbret nga qielli për dashurinë tonë e për shpëtimin tonë. Kjo është kryesorja për Kohën e Ardhjes. 
 
Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....
 
 
 
Famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi ne nje atmosfere shume te bukur, e celebroi meshen ne bashkemeshim me disa meshtare, por me nje numer te madh te femijeve e adoleshnteve, te cilet ne menyre zyrtare u shpallen ministrante apo sherbetore te Lterit, te cilet u betuan per te qene ne sherbim te ipeshkvit e meshtareve gjate mesheve te ndryshme. “Keta femije e adoleshent ne te bardha deshirojne qe te jene sa me afer Zotit, ti sherbejne kishes, ti japin lavdi dhe te ecim bashke duke bere vepra konkrete, ashtu sikur engjejt qe i sherbejne Zotit ne qiell. Kjo tregon se jemi teresisht duke e pritur ardhjen e Krishtit, i cili i ka dhene kuptim jetes njerezore”, tha dom Fatmiri.  
 
Ai ne vazhdim pohoi se Kurora e Adventit, e krejt kjo kohe e gezueshme, plot ngjyra e me kreativitete te ndryshme jane te nje feje e cila eshte brenda nesh e deshiron te manifestohet edhe jashte, te behet pjese e gjalle, pra kjo eshte prania e Krishtit ne mesin e besimtareve.
 
“Ndersa kater qirnjt ngjyre vjollce jane simbolike e cejes tone qe dalengadal i afrohemi Qiriut te Bardhe, te cilet do ti emertojme. I pari do te quhet qiriu i sherbimit e i bamiresise te cilin sot e ndezen femijet e famullise. Te dytin do ta quajme qiri te shpreses dhe do ta ndezin te rinjte tane. Te dielen e trete qiriun do ta ndezin familjet tona te cilin e quajtem qiriu i paqes, ndersa qiriu i katert do te jete ai i dashurise dhe do ta ndezin te moshuarit e famullise se Prishtines. Ne kete menyre, ecja jone behet e teresishme dhe ne si bashkesi takohemi me Krishtin ne Betlehem. A ka ecje me te bukur se kjo, me keto vlera e virtyte, te cilat nuk mund ti fitojme vete, por na dhurohen prej Zotit!”, tha dom Fatmiri.
 
Ungjilli i sotem na tha “rrini zgjuar, qe ti kemi gjithmone dritat ndez, e mos te ecim ne erresire”. Prandaj tha ai, ne kete kohe te ecjes shpirterore kisha jone do ta kete edhe nje risi te bukur. Si tradite e shume vendeve te botes edhe ne do ta kemi “meshen e agimit”. Keshtu qe dy here ne jave ne oren 6,00 te mengjesit, pa dal drita, kjo meshe do te jete ne kishen e “Shna Nout” ne Prishtine.
 
Dom Fatmiri, gjate meshes njoftoi edhe per aktivitete tjera e angazhime konkrete gjate ketyre kater javeve te Ardhjes. Kurorat dhe zbukurimet e ndryshme te pergatitura nga femijet e grate e famullise do te shiten dhe fitimet prej tyre do te shkojne per te varferit e motrave te Nene Terezes ne Peje. Ndersa te ardhurat nga “Aksioni i bamiresise, pakoja e Krishtlindjes”qe do ti pergatisin besimtaret do tu dhurohen kategorive tjera te nevojtareve ne Prishtine. Grumbullimin e te mirave materiale gjithashtu do ta mundesoj edhe hapja e tregut te Krishtlindjes me gjera te ndryshme qe per here te pare do te behet ne oborrin e Katerdales “Shen Nene Tereza” ne Prishtine. 
 
Me respekt, Mrika 
 
Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave