Pagëzime tё reja, nё festën e Shёn Palit, nё Prishtinё
Pagëzime tё reja, nё festën e Shёn Palit, nё Prishtinё 01.02.2022 | 10:43
Ka disa vjet qё Dioqeza Prizren-Prishtinë e ka shpallur festën e Shёn Palit, mё 25 janarin, festё kushtuar tё pagëzuarve tё rinj, atyre qё mё dëshirën e tyre kërkojnë tё jenё pjesё e Trupit mistik tё Krishtit qё ёshtё Kisha, e pёr disa, nё njё farё mënyre, mund tё konsiderohet edhe njё kthimin tek rrënjët e krishtera e tё parёve tё tyre.
 
Viteve të fundit në Kosovë kemi disa raste pagëzimi të të rriturve, që kanë zgjedhur rrugën e përqafimit të fesë në Jezu Krishtin, pas një përgatitjeje serioze e të gjatë shpirtërore në doktrinën e krishterë. Kështu 5 të rritur e 1 njё foshnje, janë pagëzuar në fenë e krishterë e kanë marrë Sakramentin Pagёzimit, mё 25 janar 2022, nё festёn e konvertimit tё Shёn Palit Apostull, festё tё cilёn Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e ka caktuar si ditё tё tё rriturve qё kёrkojnё tё pёrqafojnё fenё e krishterё pёrmes Pagёzimit. Nga Prishtina tё ndjekim njoftimin e Rabie Ibrajt:
 

 
Ka disa vjet qё Dioqeza Prizren-Prishtinë e ka shpallur festën e Shёn Palit, mё 25 janarin, festё kushtuar tё pagëzuarve tё rinj, atyre qё mё dëshirën e tyre kërkojnë tё jenё pjesё e Trupit mistik tё Krishtit qё ёshtё Kisha, e pёr disa, nё njё farё mënyre, mund tё konsiderohet edhe njё kthimin tek rrënjët e krishtera e tё parёve.
 
Në mbremjen e të martës së 25 janarit, Konkatedralja “Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine ishte e mbushur me besimtare ne festen e Shen Palit, ku edhe kesaj radhe kishte pagezime te reja.
 
Kremtimin e kesaj meshe shenjte e kremtoi ipeshkvi, shkelqesia e tij, imzot Dode Gjergji, ne bashkemeshim me nje numer te madh meshtaresh.  
 
"Fort te dashur vellezer e motra, murgesha, prifterinj, katekumen dhe te gjithe ju besimtare,! Eshte bere tashme tradite ta kremtojme festen e Shen Palit dhe simbolikisht kthimin e tij. Kete e bejme per faktin se jemi Kisha e Ungjillzueme e Shen Palit, prandaj eshte feste ne kishen katolike ndaj dashurise se atyre qe jane pagezuar e jetojne te krishtere, por edhe atyre qe kane shpreh kete vullnet. Sot eshte festa e tyre, dhe kete e bejme per dashurine tone qe e kemi ndaj fjales se Zotit dhe Ungjillit. Dhe, kjo me se miri tregohet permes  deshmise e Shen Palit, i cili ka deshmu jeten e vertete te tij ashtu siq ka qene, qe ka te bej me kthimin e tij ne jeten e krishtere’’, tha ipshkvi, duke sqaruar ne vazhdim deshmine e jetes se tij sipas shkrimit shenjte.  
 
Bazuar ne deshmine e tij dhe perkushtimit, tha ipeshkvi, Shen Pali behet predikatari me i zellshem i fjales se Zotit dhe deshmitari me i mire i Zotit tone Jezu krishtit, i cili perhapi fjalen e tij gjithe andej edhe ne trojet tona ilirie, per te pagezuar e ngritur kisha. Ai ka qene ithtar qe feja e te pagezuarve te jete e vertete, me guxim e bindje te plote. ‘’Keta persona qe do te pagezohen sot, me pagezim do te hyjne ne kishen e Krishtit duke u bere gjymtyret e trupit te tij, do te vazhdojne me ne dhe nga sot do ta shpallin Krishtin Zot’’ tha ipeshkvi ne fjalen e tij.
 
Ne vazhdim te meshes, famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi i cili ishte edhe katekisti i pergatitjes per pagezim tha se ata do te pagezohen nga duart e ipeshkvit duke permendur emrat e katekumeneve, Dianes, Labinotit, Shpendit, Ilirides, Bojkenit dhe Glaukut te vogel. Me pas, ata me plot emocion u afruan te Gurra e Pagëzimit, te shoqëruar nga kumbarët e tyre dhe familjare te shumte qe kishin ardhur per ti mbështetur per këtë vendim dhe  hap te ri ne jeten e tyre.  
 
Ne nje atmosfere te gëzueshme u krye riti i Sakramentit te Pagëzimit. Me plot emocion e gëzim ata realizuan dëshirën dhe pranuan Pagëzimin me vullnetin e bindjen e tyre te plote, duke u bere kështu anëtarë te rinj te Bashkësisë se Krishtere Katolike ne Prishtine. Ata u veshën me petkun e bardhe, simbol i pastërtisë e paqes dhe ne dore mbanin nga nje qiri te ndezur qe simbolizon dritën e Krishtit ne zemrat e tyre. ‘’E falënderojmë Zotin per këtë dhurate tuajën, te vetëdijshëm se po filloni nje jete te re ne Krishtin’’ u tha atyre ipeshkvi.
 
Te pagëzuarit e rinj, i përgëzoi edhe dom Fatmiri, duke i falënderuar qe ishin bashkё udhëtarë për ta takuar Krishtin, sikurse Shën Pali dikur, por tani ne kushte e rrethana tjera. ‘’Para jush kemi pasur edhe shume pagëzime tjera viteve te fundit dhe sot katedralja është e mbushur me te pagëzuar te rinj, te kthyer ne besimin e vjetër te tyre te krishtere’’, tha dom Fatmiri, duke i ftuar te gjithe ne Qendrën ‘’Bogdanipolis’’ ne nje koktej rasti për te bashkёndarë gëzimin e festes se Shën Palit./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave