Me sa vjet burg duhet të dënohet Naim Murseli dhe a duhet të kthehet dënimi me vrasje?!
Me sa vjet burg duhet të dënohet Naim Murseli dhe a duhet të kthehet dënimi me vrasje?! 04.12.2023 | 02:32
Nga Faton Mehmeti
 
Opinioni publik në mbarë shqiptarinë është tronditur nga vrasja e Liridona Ademaj. Ish burri i saj thuhet se ka pranuar se është porositësi i vrasjes së saj. Me këtë rast kanë shpërthyer kërkesat e opinionit që ish burri i të nderës bashkë me vrasësin dhe një person tjetër të përfshirë të dënohen me vrasje. Ndonëse ligjet e vendit tonë nuk e lejojnë dënimin me vrasje.
 
Dënimi me vdekje është dënim i cili jepet nga Gjyqtari dhe konsiston ne ekzekutimin e të dënuarit. Ndonëse në asnjë shtet të Evropës, përfshi Kosovën, nuk lejohet dënimi me vdekje, gjithsesi janë ende katërmbëdhjetë vendet që kanë legalizuar dhe ruajtur të drejtën për të ekzekutuar kriminelët për krimet e tyre janë: Bangladeshi, Kina, Egjipti, Etiopia, Indi, Indonezia, Irani, Japonia, Nigeria, Arabia Saudite, Korea e jugut, Sri Lanka, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Në SHBA, shumica e njerëzve mbështesin dënimin me vdekje dhe votojnë për ata politikanë që marrin qëndrim të fortë kundër krimit. Janë dy palë, njëra që mbështet dhe tjetra jo dënimin me vdekje. Duke parë që raste të tilla si i Liridonës, pastaj Marigonës dhe përdhunimi i 11 vjeçares, dënimet me burg janë pak, qoftë edhe me burgim të përjetshëm.
 
Sipas njohësve të ligjeve në vendin tonë, për vrasje të tilla dënimi minimal është 10 vjet burg e deri me burgim të përjetshëm. Mirëpo, seriozisht duhet parashtruar pyetja, a duhet të ketë dënim me vdekje për kriminelë që vrasin femrën në mënyrë mizore, a parandalon një veprim i tillë vrasjet e tilla si të Liridona Ademaj?!/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave