Simbolet e kombit janë të shenjta zotërinjë antishqiptar të Kosovës!
Simbolet e kombit janë të shenjta zotërinjë antishqiptar të Kosovës! 31.07.2025 | 03:26
Nga: Besim Ndregjoni
 
Ka pak muaj që në Kosovë ka shpërthyer një urrejtje ndaj simboleve kombëtare shqiptare! Në një emision televiziv, një “analist”, Nexhmedin Spahiu, pa e vrarë ndërgjegjen si shqiptar, deklaronte se, nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë, ai do të kapte armët kundër bashkimit!
 
Para pak javësh, një grup të rinjsh përdhosën flamurin kombëtar. Para pak ditësh, në qytetin e bukur të lidhjes kombëtare, Prizrenit, u shëm­tua busti i Kryetrimit të identitetit kombëtar, Skënderbeut, duke i bërë homazh pushtimit osman!
 
U drejtohem këtyre antishqiptarëve të Kosovës: eshtrat e Isa Boletinit tmerrohen nga deklaratat e antishqiptarit Nexhmedin Spahiu, sepse heroi Boletini ishte mirë, kur kombi shqiptar ishte mirë!
 
Adem Jashari nuk mund të jetë i qetë në Drenicën e Azem e Shotë Galicës, kur djelmnia kosovare përdhosin flamurin në ditëlindjen e tij!
 
Imer Prizreni dhe Sulejman Vokshi nuk janë të qetë, ata që dikur drejtuan lidhjen kombëtare me besën e identitetit shqiptar, të lidhur ngushtë me figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!
 
Idriz Seferi e Shaban Polluzha lëshojnë piskamën: “Ku jeni bre…?” Ibrahim Rugova e lartësonte Kosovën nëpër botë me heroin Skënderbeun.
 
Gjaku i trimave të Kosovës e ka lartësuar flamurin kombëtar dhe kanë dhënë shpirt ndër shekuj për nënën Shqipëri – nënën e të gjithë shqiptarëve në Ballkan!
 
Kujt i shërbejnë këto veprime dhe demonstrime antikombëtare? Me veprimet tuaja anti-shqiptare, krenohen Vuçiqi dhe armiqtë e kombit!
 
Këtyre antishqiptarëve po u sjell ndërmend vargjet e një fëmije shqiptare në Itali, në ditën e sotme:
 
Fluturon sa më s’e shohin sytë?
- Se si ajo bir, s’ka zog të dytë!
Është aq e madhe, a është e vjetër?
- Si ajo bir, nuk ka zog tjetër!
Po pse aq larg, gjysh, ajo ikën?
- Se, ajo bir,  nuk e njeh frikën!
Dhe me gjahun shumë lart ngjitet
- Se majë malesh bir, ajo rritet...
...Edhe gjuhën që ajo flet
Na e kish zili çdo mbret,
Dhe në pemën e gjuhëve të botës
Është ndër t’parat në trung t ‘Evropës
S’mujtën dot me e ndalë,
Ndaj të gjithë morën ca fjalë,
Shtuan pastaj fjalë të tyre
Sipas rrace e sipas ngjyre
Pas çdo thike e nëpër leqe  
Shtuan "viç" e shtuan "peqe",
Pesëqind vjet poshtë Turqie
Erdh' kjo farë… gjurulldie.
Ju në shkollë shkoni tani
mësoni këngë edhe histori
Alfabetin me shumë shkronja
Bir, e solli vetë shqiponja...
Se në çdo vend e në çdo skaj,
Ajo ka bijtë e saj.
Ndaj bir, këtë gjuhë mësoje
Dhe në breza trashëgoje!
Veç kjo gjuhë rriti levenda,
Bij që hynë në legjenda.
Kjo gjuhë rriti Skënderbeun,
Trima që deshën mëmëdheun.
Këtë gjuhë foli Adem Jashari,
Kjo është gjuha e çdo shqiptari.
Në këtë gjuhë fol e qeshu,
Për këtë gjuhë edhe përleshu!
Me këtë gjuhë thuaje të vërtetën,
Për këtë gjuhë t'a japësh jetën!
Me këtë gjuhë hidhni valle
Dhe ju vajza shtojzavalle!
Bukuroshe xixëllonja,
Zoçka që lind shqiponja.
Kjo gjuhë është për ne mburojë.
Eshtë shpatë për kë të guxojë...
Gjyshi i gjyshit tim dhe gjyshi i gjyshit tënd
me gjuhë e trimëri kanë mbrojtur këtë vënd,
ndaj dhe ti, fëmijtë e tu, fëmijët e fëmijëve,
me këtë gjuhë, zjarr të gjitha tradhëtive!
Atëhere bir, je bërë burrë e sa t’jetë jetë
në flamur çoja urimin:
…………………… "Hej shqipe tu ngjate Jeta!
/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave