Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga? 10.07.2025 | 16:31
(Nese e kanë shkru vet kuptohet, jena në epokën e Dejonave)
 
Shkruan: Ismail Tasholli
 
Pse është “problem moral” komunikata e policisë? Sepse e narrativizon ngjarjen vetëm prej kandit të policisë, tu e kriju që në rreshtin e parë ni atmosferë që i justifikon veprimet e tyne, jo që e problematizon vdekjen e qytetarit.
 
Demonizon viktimën duke e THEKSU që në hyrje “sjellje agresive”, “rrezikim”, “tentim sulmi”, dhe në fund: “substancë e bardhë e dyshuar si narkotik”.
 
Nuk ka asni shejë empatie njerëzore që ni qytetar ka vdekë në kontakt me Policinë e Shtetit.
 
Nuk fillon me ni kërkim falje, as me keqardhje të thjeshtë për humbjen e jetës, gjë që është standard moral dhe etik në komunikimin institucional kur dikush vdes “në kontakt me shtetin”.
 
Është dashtë ni hyrje e ndershme dhe “moralisht korrekte”. Për shembull:
 
“Policia e Kosovës shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e ni qytetari në kontakt me zyrtarët tanë policorë në Lipjan. Jemi duke hetu me urgjencë dhe transparencë të plotë rrethanat e këtij rasti tragjik, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin Policor.”
 
Pas kësaj mund të vijë spjegimi i rrjedhës së ngjarjes sipas raportimeve të para.
 
Përdorimi i frazës “substancë e bardhë e dyshuar si narkotik” kur njeri ka vdekë, është taktikë klasike për me kriju dyshim ndaj karakterit të viktimës, që në psikologji njihet si “vrasja e karakterit” post-mortem – MANIPULIM PERCEPTIV.
 
Kjo ‘menyrë komunikimi’ përdoret shpesh prej “forcave të rendit” në vende me demokraci të ligsht, për me shmangë fajin institucional.
 
Asni institucion serioz nuk përmend “substancë të dyshuar” në ni komunikatë për vdekje, pa rezultat të analizës toksikologjike dhe pa lidhje të provume shkak-pasojë me sjelljen apo vdekjen.
 
Diskursi i mbrojtjes së autoritetit në vend të jetës është AMORALITETI monumental, nuk guxon me u përdor asni “mburojë morale”.
 
Fjalitë e tipit “rezistencë aktive”, “vërsulje ndaj zyrtarëve”, “policia e detyruar të përdorë sprej”, krijojnë ni rrëfim të balancum për me arsyetu veprimin, por mungon ni balancim etik për vdekjen e ndodhun.
 
Kërkun nuk thuhet: “Policia po heton nëse përdorimi i forcës ishte i drejtë apo i teprum”, gjë që do t’kallxonte hapje për përgjegjësi të mundshme.
 
Tentimi i shmangies së përgjegjësisë me “gjuhë juridike sterile” nuk do duhej m’u kalu.
 
Fakti që thuhet “është iniciuar hetim penal” e pastaj “epilogu do të merret pas përfundimit të hetimeve”, është zhargon që mban institucionin larg përgjegjësisë. Zhargon që shtyn përgjegjësinë në të ardhmen, përmes gjuhës pasive që fsheh subjektin./Express
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave